18:36 | 15/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Bllokohen rrugët dhe spostohen linjat e urbanëve, ç’po ndodh në Tiranë (SEGMENTET E BLLOKUARA)

13:21 | 22/06/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Bllokohen rrugët dhe spostohen linjat e urbanëve, ç’po ndodh në Tiranë (SEGMENTET E BLLOKUARA)

Mitingu i Partisë Socialiste, i përcaktuar për t’u mbajtur në orën 19:30 të pasdites së sotme në sheshin “Nënë Tereza”, ka bllokuar një pjesë të trafikut në kryeqytet.

Disa ndryshime kanë përfshirë Tiranën pak orë përpara saj. Ndër të tjera, mësohet se janë bllokuar disa segmente rrugore, janë spostuar linjat urbane dhe ka ndryshuar parkimi për linjat interurbane.

Policia ka bërë me dije akset rrugore që do të bllokohen, duke kërkuar mirëkuptim nga ana e qytetarëve.

Nga ora 17:00 deri në përfundim të aktivitetit të Partisë Socialiste pritet që të ketë bllokime të segmenteve rrugore:

– Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga Kryqëzimi me Bulevardin “Bajram Curri” deri tek Sheshi “Nënë Tereza”

– Rruga “Abdyl Frashëri”, nga kryqëzimi me Rrugën “Ibrahim Rugova” deri tek kryqëzimi me Bulevardin Dëshmorët e Kombit

– Rruga “Lek Dukagjini”, nga Garda e Republikës deri tek Sheshi Italia

– Rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi me Rrugën “Papa Gjon Pali i II” deri tek kryqëzimi me Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

Për gjithë ata që zgjedhin transportin publik eshte bere spostimi i përkohshme i linjave urbane si:

– Linja Urbane e Tiranës së Re, nga rruga “Muhamet Gjollesha”, do të spostohet përkohësisht në Bulevardin “Bajram Curri”, drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe anasjelltas nga Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, do të spostohet përkohësisht në Bulevardin “Gjergj Fishta” drejt Rrugës “Muhamet Gjollesha”, duke anashkaluar segmentin Rrugorë “Sulejman Delvina, Abdyl Frashëri”

– Linja Urbane Kamëz – Tiranë – Kamëz (Shpresa-Al), stacioni qëndror përkohësisht do të spostohet tek Sheshi “Parisi” tek Rruga e “Durrësit”(Kafe Flora)

– Linja Urbane T.E.G. – Kopësht Zologjik – Qendër – ish Stacioni i Trenit, nga Sheshi “Uillson”, do të spostohet përkohësisht në Rrugën “Sami Frashëri”, Bulevardi “Bajram Curri”, drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe anasjelltas nga Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, do të spostohet përkohësisht në Bulevardin “Gjergj Fishta” drejt Rrugës “Muhamet Gjollesha”, duke anashkaluar segmentin Rrugorë “Abdyl Frashëri dhe Bulevardin Dëshmorët e Kombit nga Piramida drejt Presidencës”

Linjat interurbane 

Për të gjithë simpatizantët e kësaj force politike të cilët do të vijnë nga qytetet e tjera të Sqipërisë, mjetet e transportit interurban do të parkohen si më poshtë:

– Ardhja nga Sheshi Shqiponja do të ketë stacion parkimi, sheshin tek Pallati i Sportit “Asllan Rusi”

– Ardhja nga Pallati me Shigjeta do të ketë stacion parkimi, Rrugën “Muhedin Llagani”( ish parku i Ministrisë së Punëve të Brendshme)

– Ardhja nga Rruga e “Elbasanit” do të ketë stacion parkimi, sheshin tek Fakulteti i Ekonomisë

– Ardhja nga Rruga “Bardhyl” do të ketë stacion parkimi, sheshin në afërsi të Martenitetit të Ri.

(XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: linjat urbanemitingusegmente rrugoretirane
Pas

LSI denoncon me EMRA personat që ndajnë para në Vorë: Në krye të rrjetit qëndron Saimir Tahiri

Para

”Voto kundër Edi Ramës!”, Koka përgjigje Abilekajt: Miku im, kur ti mbështesje ardhjen e tij në pushtet unë isha kundër!

Para
”Voto kundër Edi Ramës!”, Koka përgjigje Abilekajt: Miku im, kur ti mbështesje ardhjen e tij në pushtet unë isha kundër!

''Voto kundër Edi Ramës!'', Koka përgjigje Abilekajt: Miku im, kur ti mbështesje ardhjen e tij në pushtet unë isha kundër!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Afati 50-ditor për Ukrainën, Lavrov: Rusia kërkon sqarime nga Trump

Tragjedi në Itali/ Automjeti përplaset me kamionin në tunel, tre të vdekur dhe dy të plagosur

Një person me makinë përplas për vdekje vrapuesin e maratonës më jetëgjatë në botë, shuhet në moshën 114 vjeçare

BE: Kundërtarifat ndaj SHBA janë 72 miliardë euro nga ”Boeing” te uiski

Prokuroria kërkon dënim me burgim për të miturin që dyshohet se vrau policin në Kosovë

Vendimi i qeverisë, vetëdeklarimi i adresës bëhet i detyrueshëm në e-Albania

Meloni: Ndryshimi i qëndrimit të Trump ndaj Putinit është një gjë e mirë, vijojmë mbështetjen për Ukrainën

4 administratorët e bashkisë Maliq dorëhiqen nga detyra

“Furtunë” dorëheqjesh edhe në qarkun e Dibrës, largohen 35 drejtues të Njësive Administrative

Sulm ndaj Karabinierëve në Romë: Shqiptari 26-vjeçar kapet me kokainë dhe para cash

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.