Mesditën e sotme është bllokuar qarkullimi në aksin rrugor Durrës-Shijak. Mësohet se shkaku është sepse një automjeti në zonën e Rrashbullit i është vendosur eksploziv.
Fatmirësisht pronari i mjetit ka pikasur lëndën plasëse, dhe pasi ka zbritur nga makina ka njoftuar menjëherë policinë.
Ende nuk dihet se kush është pronari i automjetit dhe kush mund ta ketë vënë eksplozivin, ndërkohë që forcat xheniere pritet të mbërrijnë në vendngjarje për të parë nga afër situatën. Lajmi në përditësim… (D.D/Shuplaka)