Një autobus me turistë është bllokuar ditën e sotme në Durrës.
Lënia e punimeve pezull në një prej projekteve më të përfolura në Durrës, “Veliera”, ka krijuar jo pak probleme në qarkullimin normal të mjeteve dhe qytetarëve.
Autobuzi me turist të huaj është bllokuar, duke qendruar për rreth 30 minuta në kthesën ngjitur me Torrën Veneciane. Ndërkohë që është dashur ndërhyrja e policisë rrugore për daljen e autobuzit, ndërsa turistët kanë zbritur të shtangur nga situata aspak e këndëshme e krijuar në një prej qyteteve turistike më të mëdha në vend, Durrësi.
Mungesa edhe e tabelave orientuese është shqetësim i madh për qarkullimin e mjeteve në këtë zonë.
(S.SH/Shuplaka)
Discussion about this post