17:11 | 11/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Bllokohet autostrada Tiranë-Elbasan për 2 ditë, automjetet do të lëvizin nga rruga ekzistuese

12:59 | 12/03/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Nis hetimi pasuror për të akuzuarit e skandalit të rrugës Tiranë-Elbasan

Nga sot ora 15:00 qarkullimi i makinave në autostradën Tiranë-Elbasan do të bllokohet, duke nisur nga rrethrrotullimi i Teg-ut për tu hapur sërish Ditën e Verës.

Njoftimi është bërë nga ARRSH e cila saktëson se po kryhen punime në karrexhatën e djathtë të kësaj autostrade, e cila aktualisht përdoret nga drejtuesit e mjeteve. Gjithashtu ky autoritet sqaron se punimet vijojnë në karrexhatën e majtë e cila do të hapet rishtazi për trafikun në 14 mars.

Për këtë arsye gjatë këtyre dy ditëve 12-14 mars do të bëhet devijimi i trafikut në rrugën nacionale ekzistuese “Tiranë- Elbasan” dhe Ditën e Verës të dy karrexhatat do të jenë të hapura deri në Ibë, dhe nga Iba deri në Tunelin e Krrabës do të jetë e hapur karrexhata e majtë për trafikun duke ndihmuar kështu dhe lëvizjen nga Tirana drejt Elbasanit dhe anasjelltas.

Njoftimi i plotë:

Në kuadër të përfundimit të pjesës kryesore të punimeve në segmentit nr. 1 të (TEG-Tuneli i Kërrabës) të projektit të ndërtimit të rrugës “Tiranë-Elbasan”, po planifikohet dorëzimi dhe hapja e trafikut në këtë segment, duke filluar nga data 14 Mars 2019, seksionet si më poshtë:

– Të dyja karrexhatat e segmentit nga rreth rrotullimi Teg km 0(2+800) deri tek rreth rrotullimi Ibë km 10+500,

– Karrexhatën e majtë të segmentit nga rrotullimin Ibë km 10+500 deri tek hyrja e tunelit të Krrabës km 13+000(15+850).

Për kryerjen e punimeve përfundimtare dhe dorëzimin e këtyre segmenteve propozohet devijimi i trafikut në rrugën nacionale ekzistuese “Tiranë-Elbasan” pasi karrexhata e djathtë e këtij segmenti, që aktualisht është në dispozicion të trafikut, do të jetë totalisht e bllokuar tek km 0 (2+800) në afërsi të rrethrrotullimit TEG, nga sot data 12 mars ora 15:00 deri ne ‪14 Mars 2019‬.

Bashkëpunimi i qytetarëve për devijimin e trafikut në rrugën nacionale ekzistuese “Tiranë-Elbasan”, është i domosdoshëm për të garantuar përfundimin e punimeve dhe vendosjen në përdorim të trafikut të seksioneve të sipërpërmendura nga data ‪14 Mars 2019‬.

Nga kjo datë, të dyja karrexhatat e segmentit nga rreth rrotullimi TEG km 0(2+800) deri tek rreth rrotullimi Ibë km 10+500, do të jenë të kompletuara me të gjithë elementët e sigurisë rrugore në përputhje me projektin dhe në funksion të plotë te trafikut sipas senseve respektive të lëvizjes. Nga rreth rrotullimin Ibë km 10+500 deri tek hyrja e tunelit te Krrabës km 13+000(15+850), në dispozicion të përdoruesve do të jetë karrexhata e majtë për të dyja senset e lëvizjes (Tiranë –Elbasan dhe Elbasan- Tiranë), deri në përfundimin e punimeve civile të këtij segmenti.

Etiketa: autostrada Tiranë- Elbasanpunime nè autostradë
Pas

Jonida Maliqi humbet ende pa filluar Eurovizioni ( Video)

Para

Protesta e opozitës dhe zgjedhjet lokale, Rama mbledh në darkë pune socialistët

Para
‘’Nuk jap dorëheqjen sikur të bëhet nami”, Rama përgjigjet për 16 Marsin. Grup ‘’rebel’’ brenda PS-së

Protesta e opozitës dhe zgjedhjet lokale, Rama mbledh në darkë pune socialistët

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Votoni sepse është mundësia dhe e drejta juaj”, Topalli: Dilni të votoni

Aksident i rëndë në Lezhë! Këmbësorja në gjendje kritike për jetën

Rasti i pestë i fotografimit të votës, arrestohet 30-vjeçari në Këlcyrë

Fotografoi votën e tij gjatë procesit, arrestohet një person në Librazhd

PD kundër shtyrjes së orarit të votimit në Vlorë: Nuk do ndjekim propagandën qeveritare

Shqipëria voton/ 3.7 milionë shqiptarë zgjedhin parlamentin e ri

Pjesëmarrja në zgjedhje! Deri në orën 16:00, morën pjesë 35.92 përqind e qytetarëve me të drejtë vote

Policia njoftohet për të shtëna me armë në Fushë Milot! Sherri dyshohet se nisi në një qendër votimi

U ekstradua pak ditë më parë nga Dubai, Gjykata nuk i jep të drejtë Florenc Çapjas të votojë

Tensionet në Vorë/ Celibashi revokon akteditimin e vëzhguesve të partive

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.