Deputetët e opozitës kanë bllokuar zhvillimin e punimeve të Komisionit të Ekonomisë. E parashikuar në orën 15:00 ky Komision nuk u zhvillua dot, ku do të prezantohej edhe buxheti i qeverisë për vitin 2024 prej ministrit Ervin Mete.
Deputetët e mazhorancës janë parë duke dalë nga selia e Kuvendit, drejt një kafeneje aty pranë.
Sakaq në momentin e daljes së tyre prej Kuvendit nuk kanë munguar dhe ironitë nga deputetë opozitarë apo kontestime prej tyre.