Drande Gjini, 45 vjeç, nga fshati Lalm-Lukaj është dërguar në spital me helikopter pasi ishte e bllokuar nga dëbora.
Fax News raporton se ajo kishte 4 ditë qe kishte shkuar te një i afërm i saj. Atje është sëmurë dhe ditën e sotme është transportuar me helikopter në drejtim të spitalit rajonal të Lezhës.
Ajo po merr mjekimin e nevojshëm nga bluzat e bardha të këtij spitali.
(M.Q/Faxweb)