Në Kukës është bllokuar mëngjesin e sotëm Ura e Drinit të Zi që lidh Rrugën e Kombit.
Shkak për këtë mësohet të jetë bërë transportimi drejt Kosovës i materialeve të prodhimit të energjisë me erë me trajla në gjatesi 30 metër secili, rreth 10 të tilla.
Kalimi i tyre në urën e Drinit të Zi ka krijuar edhe rradhë të gjata të automjeteve. Kompania koncensionare e rrugës së kombit për lehtësimin e automjeteve ka bërë edhe zbërthimin e anësoreve të urës.
Policia rrugore e Kukësit ndodhet përgjatë aksit problematik për të drejtuar trafikun.
(E.K/FAXWEB.AL)
https://www.youtube.com/watch?v=0OH2EhGX_wg&feature=youtu.be
https://www.youtube.com/watch?v=UF_ROtAosVA&feature=youtu.be
https://www.youtube.com/watch?v=v804zRia3A8&feature=youtu.be