Autoritetet shqiptare në doganën e Kakavijës kanë bërë me dije bllokimin e qarkullimit të mjeteve dhe këmbësorëve, pas njoftimin të marrë nga autoritetet greke.
Mësohet se sportelet greke në këtë doganë nuk do të punojnë për rreth nëntë orë sot, konkretisht prej orës 03:00 të së hënës së 12 qershorit dhe deri në orën 12:00 të mesditës.
Shkak i pezullimit të qarkullimit të mjeteve dhe këmbësorëve njoftohet se janë bërë disa ndërhyrje me qëllim riparimi në sistemin kompjuterik ku regjistrohen të dhënat e qytetarëve dhe automjeteve.
Në njoftim thuhet se “sot, më 12 qershor, nga ora 3:00 e mëngjesit deri në orën 12:00 në mesditë, do të mbyllet kufiri shqiptar në Kakavijë.
Lëvizja civile ndalohet tërësisht, me makinë ose me autobuz. Arsyeja e mbylljes së kufiri është përmirësimi i planifikuar nga pala greke, i sistemit të hyrjeve –daljeve kufiare.”
(XH.A/SHUPLAKA)
Discussion about this post