Qytetarët e Burrelit marshuan për 30 minuta në këmbë për të protestuar në kryeqëzimin e Urës së Matit, në dalje të qytetit.
Të shumtë në numër, ata kanë bllokuar në këto momente rrugën nacionale në shenjë proteste ndaj qeverisë që sipas tyre po e varfëron gjithnjë e më shumë qytetarin shqiptar.
Rritja e çmimeve, papunësia, largimi i të rinjve jashtë vendit, falimentimi i bizneseve dhe infrastruktura e munguar janë disa nga arsyet që i kanë nxjerrë në shesh qytetarët e Matit.
Kjo është protesta e parë që starton valën e protestave në rrethe, për të kulmuar me protestën e madhe me 16 shkurt në Tiranë.
Nga ana tjetër kreu i PD-së Basha ka qenë sot në takime në qytetin e Ballshit, ku ftoi të gjithë qytetarët ti bashkohen protestës së Tiranës.
(E.K/FAXWEB.AL)