Bllokohet sërishtë gjatë natës së mbrëmshme rruga e njësisë administrative Gryk Çajë. Shkak është bërë rënja e vazhdueshme e gurëve nga erozioni i pa ndërprerë.
Kryetari i Bashkisë, Safet Gjici, ka parë nga afër shembjen e gurëve në rrugën Lapaj- Grykë Çajë. Gjici, bëri me dije se janë në pritje të specialistëve nga Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave dhe frocave emergjente të ushtrisë, pasi duhet ndërhyrë në hapjen e rrugës dhe vleresuar situatën që mos të ketë shembje të tjera.
Gjici shprehu:
Shembja masive e gurëve në rrugën Lapaj-Grykë Çajë, është rruga lidhëse e katër fshatrave që ka njësia e Grykë-Çajë. Po ashtu kjo rrugë bën pjesë në aksin rrugor Kukës-Dibër, çka do të thotë që monitorimi për shembje duhet të jetë i vazhdueshëm për të siguruar lehtësimin e lëvizjes së banorëve që kalojnë këtë rrugë.