Një shtetas grek është ndaluar pasditen e sotme në pikën kufitare të Kakavijës. Burime bëjnë me dije se personit, të identifikuar si Kostas Dhimitropulos, i është refuzuar hyrja për në Shqipëri për arsye se gjatë varrimit të ekstremistit grek Konstantinos Kacifas, ka bllokuar rrugën.
Nga raportimet, mësohet se shtetasi grek, Dhimitropulos ka patur si destinacion Himarën, por që udhëtimi i tij është bllokuar nga autoritetet doganore.
Sipas burimeve, Dhimitropulos ka qenë pjesëmarrës në aksionin për bllokimin e aksit Jorgucat-Kakavijë pas varrimit të ekstremistit grek Kacifas, i vrarë në Bularat nga forcat speciale.