Vizita kryeministrit Rama në qytetin e Librazhdit u shoqërua me tensione dhe përplasje midis disa protestuesve që bllokuan rrugën nëpër të cilën do të kalonte eskorta e tij dhe policisë.
Për këtë Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Librazhd proceduan penalisht në gjendje të lirë për veprat penale “Organizimit, pjesëmarrjes në grumbullime, manifestime të paligjshme”, dhe ‘’Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit në bashkëpunim e mbetur në tentative” 6 shtetas.
Ata akuzohen se janë grumbulluar dhe kanë tentuar të bllokojnë rrugën nacionale Elbasan-Librazhd në hyrje të qytetit të Elbasanit.
Lajmi është bërë i ditur nga dega e Partisë Demokratike në Elbasan.
Njoftimi i plotë:
Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Librazhd proceduan penalisht në gjendje të lirë për veprat penale “Organizimit, pjesëmarrjes në grumbullime, manifestime të paligjshme”, dhe ‘’Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit në bashkëpunim e mbetur në tentative” 6 shtetas.
Procedimi ndaj tyre filloi pasi sot rreth orës 10:30, këta shtetas janë grumbulluar dhe kanë tentuar që të bllokojnë rrugën nacionale Elbasan – Librazhd, në hyrje të qytetit të Elbasanit.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprimet e mëtejshme.
Ndërkohë burime për Fax News bëjnë me dije se ku deri më tani janë thirrur në polici 6 protestues dhe përfaqësues të Partisë Demokratike në qarkun e Elbasanit midis tyre edhe kryetari i degës së Librazhdit, Bujar Vreto (lexo këtu listën e emrave të personave të proceduar).
(F.GJ/FAXWEB.AL)