02:30 | 04/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Blogerët” kanë hyrë në Pashaliman, Partia e Lirisë: Rama ia shiti NATO-s në maj si bazë të sigurt, ja fotot që e dëshmojnë

09:47 | 22/08/2022
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Blogerët” kanë hyrë në Pashaliman, Partia e Lirisë: Rama ia shiti NATO-s në maj si bazë të sigurt, ja fotot që e dëshmojnë

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar në lidhje me ngjarjet e fundit ku shtatë shtetas, dy rusë, një ukrainas dhe katër çekë, janë kapur në uzinat e armëve në Poliçan dhe Gramsh, me pretendimin se po fotografonin objektet tashmë jashtë shërbimit.

Me anë të një postimi në Facebook, Blushi solli në vëmendje një tjetër rast, ku të tjerë shtetas të huaj kanë hyrë në bazën e Pashalimanit.

Aiu shpreh se institucionet shqiptare kanë dështuar, ndërsa kërkoi që të mbahen përgjegjës personat të cilët kanë shpërdoruar detyrën.

Postimi i plotë:

INSTITUCIONET KANË DËSHTUAR: “Blogerët” kanë hyrë në Pashaliman! Kryeministri ia ofroi NATO-s në maj 2022 për bazë të sigurtë!
Vetëm dy muaj më parë “blogerë” të huaj, me shtetësi dhe kombësi të panjohur zyrtarisht, kanë hyrë në bazën ushtarake të Pashalimanit.

Këto foto janë një tjetër dëshmi e kapitullimit të institucioneve!

Janë fotot e turpit dhe të papërgjegjshmërisë ekstreme të Kryeministrit, Ministrit të Mbrojtjes, SHISH,
Policisë së Shtetit, Antiterrorit dhe çdo strukture tjetër të ngarkuar me ligj për mbrojtjen e Sigurisë Kombëtare.

Institucionet kanë dështuar për faqe të zezë sepse askush nuk i ka ndaluar, as i ka pyetur dhe as u ka kërkuar sqarime “blogerëve” të huaj që kanë bërë çfarë kanë dashur në Pashaliman, një nga bazat kryesore ushtarake detare të Shqipërisë, vend anëtar i NATO-s.

Kur “blogerë” apo “turistë” janë të aftë të thyejnë në çdo kohë filtrat e sigurisë të bazave tona ushtarake, të filmojnë dhe të marrin prej andej çfarë të duan, imagjinoni ç’mund të bënin armiq të NATO-s, grupet terroriste apo aktorë të tjerë që duan të dëmtojnë Sigurinë tonë Kombëtare dhe të destabilizojnë rajonin.
Skandali thellohet çdo ditë dhe vë përpara përgjegjësisë direkte vet Kryeministrin, që në maj të këtij viti ia ofroi NATO-s, Bazën Ushtarake të Pashalimanit, me garancinë e një baze detare të sigurt!

Shpërdorimi i detyrës duhet t’i vendosë sa më parë para ligjit të gjithë përgjegjësit! Institucionet nuk kanë funksionuar! Qartësisht kanë dështuar!



Pas

Turistët vendas preferojnë jugun, të huajt zonën e Qendrës dhe të Veriut/ Vetëm 11% rrinë në struktura akomoduese

Para

Arrestimet e rusëve në Shqipëri/ Ministrat e BE-së mblidhen në Pragë, ja çfarë pritet të vendosin

Para
Arrestimet e rusëve në Shqipëri/ Ministrat e BE-së mblidhen në Pragë, ja çfarë pritet të vendosin

Arrestimet e rusëve në Shqipëri/ Ministrat e BE-së mblidhen në Pragë, ja çfarë pritet të vendosin

Discussion about this post

 



Të Fundit

Në Gjermani, 50 për qind më pak kërkesa për azil sesa vitin e kaluar

Rama: Energji pushimesh në Gjirin e Gramës

Dronë vetëvrasës ukrainas shkatërrojnë depot e karburantit në Rusi

FBI hap zyrë në Zelandën e Re, zemërohet Pekini

Zbulohet një skemë e madhe ryshfeti në Ukrainë

Rusi, vullkani shpërthen në Kamchatka pas 450 vitesh

Bora më e dendur në dekada mbulon Australinë

Drafti i Kodit të ri Penal, deri në 8 vite burg për tregtimin e ilaçeve pa leje dhe të skaduara

Makina përplas çiklistët në Izrael, një grua mbeti e vrarë dhe dy të tjerë u plagosën

Të paktën 30 të plagosur pasi treni del nga shinat në Pakistan

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.