20:42 | 28/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Blushi: 80 mln euro fatura nga zjarret. Rama vazhdon të vjedhë e grabisë, 17 kulla të reja në Tiranë

14:40 | 28/07/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Blushi: 80 mln euro fatura nga zjarret. Rama vazhdon të vjedhë e grabisë, 17 kulla të reja në Tiranë

Nga Veriu në Jug, mbi 12 mijë hektarë pyje, kullota, pemishte dhe prona publike janë kthyer në hi.
Nga një përllogaritje e përafërt mbi bazën e kostos së ripyllëzimit, vlerës së lëndës drusore të djegur, kostos së degradimit të tokës dhe të tjera, dëmi ekonomik nga zjarret deri më tani rezulton përafërsisht 80 milion euro, vlerë e cila rritet çdo ditë.
Nga Parku Kombëtar i Lurës tek Parku Kombëtar i Prespës, nga Mali i Shkëlzenit në Tropojë e deri në Himarë, nga Bjeshkët e Rahovicës e deri në Konispol, flakët po shkrumbojnë pasuritë publike, ndërkohë me qindra banesa, objekte kulti, kisha e teqe, dhjetëra simbole të trashëgimisë historike kulturore, jetë njerëzish dhe bagëti janë në rrezik të përhershëm.
Shqipëria po digjet, jo nga zjarret, por nga babëzia kriminale e një regjimi të korruptuar dhe të inkriminuar që harxhon qindra milion euro për inceneratorë që nuk ekzistojnë, por që lufton flakët me ushtarë dhe policë pa veshje e mjete speciale, me lopata dhe shkurre në duar.
Kjo Qeveri që 12 vite në pushtet dështoi të ndërtojë një infrastrukturë funksionale, efikase, reaguese dhe parandaluese për emergjencat civile, vazhdon të bëjë atë që di më mirë: vetëm të vjedhë, sepse për Edi Ramën krizat janë një mundësi e mirë për të zhvatur në heshtje, njësoj siç bëri gjatë pandemisë apo me fondet e rindërtimit pas tërmetit tragjik.
Ndërkohë që flakët po përpijnë pasuritë publike, Edi Rama ka hallin se si të vjedhë dhe të pastrojë paratë e pista të korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Në kulmin e situatës emergjente nga zjarret, në vend që të mobilizojë shtetin për të shpëtuar jetën dhe pasurinë e qytetarëve, Edi Rama merret me grabitjen e Pallatit të Kongreseve për interesat e klientelës së tij, që e ka kthyer Tiranën në lavatriçen më të madhe të korrupsionit dhe parave të pista në Ballkan.
Ndërkohë që flakët intensifikohen, qeveria rrit në heshtje çmimet e referencës për pasuritë e paluajtshme, pa konsultim publik, duke vendosur një taksë të re të fshehur mbi qytetarët më të varfër të Europës.
Një tjetër grabitje e pastër që do e bëjë edhe më të pamundur blerjen e një apartamenti dhe do rrisë më tej koston e jetesës.
Rritja tinëzisht e çmimeve të referencës për pasuritë e paluajtshme është goditja e radhës ndaj shtresës së mesme dhe të rinjve që e kanë të pamundur sot të blejnë një shtëpi.
Kjo nuk është thjesht keqqeverisje, por një bandë shtetërore që po djeg vendin për të ruajtur pushtetin e vet kriminal përmes farsës dhe terrorit elektoral të 11 Majit.
Ky është regjim që përdor zjarrin për të fshehur gjurmët e vjedhjeve dhe krimeve monstruoze që nuk ndalen.
Ndaj jo rastësisht Edi Rama, që nuk pushon së foluri për çadra e kioska pa leje që gjoja kanë zaptuar trotuaret publike, e kur vetëm sot numërohen 34 vatra zjarri në mbarë vendin, me firmën e tij Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar së fundmi lejen e ndërtimit për 17 kulla të larta në afërsi të Liqenit të Farkës.
E vetmja emergjencë reale është të shpëtojmë vendin nga ky regjimin që po e shkatërron Shqipërinë çdo ditë dhe po përvëlon të ardhmen europiane të shqiptarëve në Atdheun e tyre.

Pas

Mbyllen hetimet për dosjen “Meta”, SPAK nis njoftimin e të pandehurve

Para

Librazhd/Finalizohet operacioni policor i koduar “Partners in crime”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë.

Para
Tiranë/ Intensifikohen kontrollet rrugore, 54 të proceduar për parkim të gabuar, dhjetëra mjete të bllokuara dhe 39 arrestime për…

Librazhd/Finalizohet operacioni policor i koduar “Partners in crime”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë.

 



Të Fundit

OKB për rritjen e dënimeve me vdekje në Iran: 48 persona në listë për t’u ekzekutuar

Erdogan: Bisedimet e paqes Rusi-Ukrainë mund të rifillojnë në Turqi

Trump kërkon hetim për Beyonce, ja për çfarë e akuzon presidenti këngëtaren

Lufta në Gaza/ 58 ish-ambasadorë të BE-së: Të ndërmerren veprime kundër shkeljeve të rënda humanitare

Dhuna ndaj kamerierit, menaxheri i hotelit tregon si u godit i riu, avokati përpiqet t’ia lërë përgjegjësinë shokut të policit

Plagoset me thikë 25-vjeçari në Vlorë

Trump kritikon kryebashkiakun e Londrës në takim me Starmer, presidenti: Ka bërë një punë të tmerrshme, një person i keq

Të shtëna me armë zjarri jashtë një kazinoje në SHBA, raportohet për disa të plagosur

Italia në alarm! Virusi i “Nilit Perëndimor” i merr jetën tre të moshuarve, 16 raste të reja në qarkun e Romës

Gjendet një trup i pajetë pranë “Urës së Drinit të Zi” në Kukës, nuk dihet ende identiteti i tij

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.