11:33 | 14/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Blushi-Braçe, Ahmetaj: Debati mes tyre mu duk si një ndeshje mes Juventusit dhe një skuadre amatore!

14:13 | 23/02/2017
në Aktualitet, Politikë, Te Gjitha
0
Blushi-Braçe, Ahmetaj: Debati mes tyre mu duk si një ndeshje mes Juventusit dhe një skuadre amatore!

Gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit, ministri i Financave, Arben Ahmetaj ka komentuar debatin mes deputetit të LIBRA-s Ben Blushit dhe deputetit socialist, Erjon Braçe, duke bërë një krahasim futbolli.

“Debati mes tyre mu duk si një ndeshje mes Juventusit dhe një skuadre amatore”,- tha Ahmetaj, i cili, këshilloi më tej Blushin të ndante mendjen dhe të tregonte nëse përfaqësonte një forcë të majtë, pasi në realitet, siç tha Ahmentaj, ai përdor tezat e PD.

“Si mund të vish ti si i majtë këtu? Trego kujt i përket. Po kërkon vijë ndarëse mes të majtës? Ok, por në finale tento të vësh një vijë ndarëse mes teje, partisë tënde, ku e fut edhe PD se del me tezat e PD qoftë në goditjet që i bën qeverisë, qoftë në ekonomi”.

Ahmetaj më tej komentoi edhe protestën e opozitës, duke thënë se demokratët janë kthyer në vendin e krimit, aty ku para 6 vitesh kanë vrarë.

“Kanë ngritur një çadër, çadrën e vetmisë së madhe aty ku kanë vrarë, janë kthyer tek vendi i krimit, aty ftojnë qytetarët të tregojnë shqetësimet ndaj një qeverie që s’ka shkop magjik, por e bëjnë për t’ju shmangur reformës në drejtësi. Ne e kemi të qartë drejtimin, ka çadra majtas dhe djathtas, udhëkryqi ekziston vetëm për ata që janë të paqartë se reforma në drejtësi është shtyllë për drejtësinë”,- tha ai.

Në replikë, Ben Blushi i kujtoi Ahmetajt se nuk mund të mbrohet për 4 vjet duke përmendur Saliun. “Keni një argument kur mbroheni, ai është Saliu. Ju s’mund të mbroheni 4 vjet me Saliun, bën krahasime vetëm me Saliun”. (E.K/SHUPLAKA)

Etiketa: AhmetajblushiBraçe
Pas

Me armë në lokal, nis procedimi penal ndaj 17-vjeçarit nga Tirana

Para

Me dy gishtat lart, djali i Pandeli Majkos i bashkohet protestës së opozitës

Para
Me dy gishtat lart, djali i Pandeli Majkos i bashkohet protestës së opozitës

Me dy gishtat lart, djali i Pandeli Majkos i bashkohet protestës së opozitës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tentoi të kontrabandonte nga Maqedonia e Veriut 412 litra karburant, arrestohet 54-vjeçari në Dibër

Berisha publikon posterin e fushatës: Mbrojmë votën e shqiptarëve!

“Urime mik i dashur”, Macron uron Ramën për fitoren: Franca do të qëndrojë gjithmonë në krah të Shqipërisë në rrugën e saj evropiane

Krimi zgjedhor/ U ndalua për shit-blerje vote: GJKKO lë në ‘arrest në shtëpi’ babain e kandidates për deputete në Fier

Krimet zgjedhore/ Prokuroria e Përgjithshme: 87 kallëzime penale, për 34 nisi hetim ndërsa 7 janë arrestuar! 7 raste janë referuar në SPAK

Aksidenti tragjik/ Makina përplaset me motorin te ‘Shkalla e Tujanit’, 2 të vdekur. Trupat e të rinjve përfundojnë në lumë

Numërohen votat për kandidatët/ Më të votuarit e PS dhe PD! Gonxhja kryeson në Tiranë, Gjiknuri në Vlorë!

Erald Elezi, administrator i KESH, merret i pandehur nga SPAK

Mbi 40% e votave janë numëruar/ PS kryeson në diasporë

Nuk dorëzoi dokumentacionin e kërkuar brenda afatit/ Aida Hajnaj s’do të riemërohet në krye të BKH, pritet çelja e garës për drejtuesin e ri

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.