Deputeti Blushi ka heshur akuza të ashpra ndaj kryeministrit Rama duke e quajtur atë si shkaktarin e moshapjes së negociatave për Shqipërinë. Ai ka folur dhe për arrestimin e Eskobarit duke e quajtuar atë si njeriun e LSI-së dhe prandaj ai nuk arrestohet. Sepse nëse arrestohet Balili prishet koalicioni.
FJALA E PLOTË:
Kush është urgjencë për ty shoku Rama: mbrojtja e Elvis Roshi, mbjellja e kanabisit, apo shtimi i trafikut të drogës. Ka një pyetje sot për ty, në qoftë se Gjykata Kushtetuese sot vendos zhbllokimin e ligjit të Vettingut, a hapen negociatat nesër, a hapen negociatat në pranverë? Jo nuk hapen sepse një vrasës u lirua në Durrës, pasi sipas Bashkisë ai do të merrej me punë publike. Vendimi u firmos nga shoku yt Vangjush Dako.
Çfarë lidhje ka Vettingu me faktin që Vangjush Dako ndërhyn për të nxjerrë nga burgu një njeri që ka vrarë pesë vetë. Pusho ti miush(i drejtohet Erion Braçes që ndërhyn nga salla)
A ka gjykatës që mund ti rezistojë shokut të kryeministrit, Vangjush Dakos, shokut të kryeministrit që e mban atë në fluturime me avion dhe në shëtitje trotuaresh. Kujton se nuk e dimë ne çbën ti shoku Edi, çbën shoku Vangjush, çbën shoku Mark Frroku.
Ti kë cënuar moralin e kësaj shoqërie. Ti iu kërkon votën qytetarëve duke iu fshehur nën votë njerëzit e kriminalizuar.
Pse nuk arrestohet Klement Balili? Nuk arrestohet Klement Balili pasi është i LSI-së dhe nëse ai arrestohet bije koalicioni, dhe bije qeveria. A ka një qeveri në botë që mban të lidhur fatin e qeverisë me fatin e një krimineli.
E ke kthyer këtë vend në një hartë droge. Ti bën gjithçka për të hypur në një pemë që është plot me krimba, ti nuk e pastron pemën nga krimbat, po bashkëpunon me krimbat për të kapur lartësinë e pemës. Ti do vetëm të kapësh lartësinë, asgjë më shumë.
Ti je pronari i Vangjush Dakos, ti je pronari i Elvis Roshit. Po i lë Shqipërisë një damkë të ngjashme më atë damkën e drogës së Kolumbisë që i ka lënë Eskobari.
Fatura e krimit është arsyeja pse procesi i Integrimit ka ngrirë. Napeleoni thoshte që nëse një kundërshtar po gabon lëre të gabojë. Po unë nuk mund të lë të gabosh sepse gabimet e tua po na kushtojnë të gjithëve dhe bashkë me miliona shqiptarët. Ti ke simptomën e emigrantit, të duket Shqipëria vend i huaj. (E.K/SHUPLAKA)