Kryetari i partisë “Libra”,Ben Blushi, ka deklaruar në emisionin “Zonë e Lirë” se i fton në debat të tre liderët politikë të koalicionit qeverisës, Ramën, Bashën dhe Vasilin.
Ai është shprehur se mund të përballet me ta kur të duan, madje me të tre bashkë ose veç e veç, ndërsa është shprehur se nuk i intereson se pse ata nuk debatojnë me njëri -tjetrin
Blushi është shprehur gjithashtu se nuk do t’ja dijë se çfarë bëjnë ata me njëri-tjetrin dhe se nuk do bëjë koalicion me ta se ata janë bashkë dhe janë njësoj.
Duke folur për partinë e tij, ai deklaroi se ajo ka në gjirin e saj njerëz profesionistë dhe të përkushtuar.
(B.H/Shuplaka)