Ben Blushi ju përgjigj Edi Ramës me tone të ashpra pas fjalimit të këtij të fundit ku vërshoi me një sërë akuzash ndaj tij. Sipas Blushit Rama është frikacak dhe një mik i degraduar. Po kështu ai theksoi se Rama qante në supet e shokëve për të arritur karrierë.
“Pashë një kryeminsitër të dregraduar, një mik të degraduar, sot kishte detyrimin t’i thoshte shqiptarëve pse ka sjellë 4 ministra të rinj? Ky do tju mbrojë, që mat kur zhgjohem unë dhe kur fle unë. Këtë bën ky, mat kurr zgjohem edhe kur fle unë. A mund ta banalizojë unë çështjen kështu, unë jam këtu për të treguar realitetin, që vendi është krthtyer në kanabis, në në vend krimi.
Sepse ishte Saimir Ministër i Brendshëm dhe ky e hoqi se ka pasur shumë të mira. A më keni parë ju që thotë që unë kam ndenjur me një bandit. A ka njeri që më thotë që kam qenë shoku u Koço Kokëdhimës, i Elvis Rroshit. Nuk e dini ju shumica që keni ardhur. Unë nuk jam banal, unë flas për polika dhe jo për gjëra personale. Unë nuk vij në parlamnet për të foluar për gjëra personale. Për papunësinë është përgjegjës Edi Rama. Kush është përgjegjës për kontrabandë në Shqipëri ? Është Edi Rama, këta janë miqtë e mirë apo të Edi Ramës. Kur është përgjegjës 400 mijë të f varfët? Ky është banazlizmi i paralmetit.
A ka ardhur koha ta tregoj unë ty si silleshe për t’i marrë një vend pune Fatos Nanon. Duhet të kisha votuuar që armët të vinin në Shqipëri, të bëhesha si Elvis Rroshi, e ka mandatin në tim dhe të shqiptarëve. Ky është 17 vjet në pushtet?
Për çfarë të paguajmë më taska për të akoma, kërkon edhe një mandat, për çfarë do jetë përsëri?
Një njëri totalisht i papërgjegjësh që ka bërë karrierë duke u qarë, nëse edhe 5 manadate të kisha nuk do jua lija juve në dorë edhe sa për LIBR-ën, a keni parë kryeminsitër më banal. Unë nuk iki nga bibloteka dhe e kam për ndër, unë nuk kam vrarë njeri, as nuk kam blerë ndonjë arë me kanabis. Je i degraduar si mik, jo si kryeminstër, nuk del njëri të flasë kështu, ti më kë një borxh akoma
Çfarë i tha Rama që Blushi shpërtheu kundër tij:
“Mua më vjen keq për Blushin, madje më vjen keq po shumë, për ca të rinj që ngatërrojnë derën e Bibliotekës me derën e tij, mbi derë shkruhet ”Libra” por për derë kanë një shkrimtar të ri po politikan të vjetër.
Personazh i fryrë mbi derën e ambicjes së tij, një personazh i sajuar si personazh i librave të tij, që sapo ka mbërritur nga një planet tjetër.
Ky është sot miku im Beni, të dashur shokë të tij.
Është rropatur duke lexuar hartime.
E përdori mandatin e tyre të pafajshëm, mandatin e Elbasanit…shto katran dhe bojë në këtë foltore.
O Blush kështu mendoj se ti nuk meriton…
E ke zënë dhe abuzuar karrigen për hesape personale, është përgjigje jo për ty por një shpjegim për ty nga ana ime për ata që nuk të njohin.
Shpërthime shembullore të një smirëzllëku karakteristik.
Beni vdes për pak ministër, aq shumë vdes sa është gati të shfaqet i rilindur në lëkurën e një politikani të rilindur….që në qeverinë e Fatos Nanos, 20 vjet nga sot!
Jo vetëm vdes, por të vjen vdekje me tepri që të tjerët bëhen.
Tahiri po ti jo, Beqjapo ti jo, Klosi po, ti jo…!
Po mirë mo shpëtimtar i Shqipërisë, se më erdhi zor si iu drejtove klosit si karrocier i dehur, si mund të ishe ti që more rezultatin më të dobët në qark?!
Po mirë mo strateg i paprovuar i Shqipërisë, 2 herë në kohën e Fatosit bëre 2 vrima të mëdha në ujë, që nga qeveria e Ilirit u shkarkove si ministër i Jashtëm!
Ti ministër dhe jo Ilir Beqja që të jep ujë në bisht të lugës për çështje reformash!
Në ato thellësira hahesh vetëm me Nard Ndokën!
Si mund të ishe ti ministër se kur drejtoje ministrinë e pushtetit vendor që të çoi Fatosi i shkretë të bëje kartat dhe nuk i bëre dot.
E pse mos të ishe Fatmir Xhafaj, të mos flasim për Saimir Tahirin që ti i ankoheshe si shok se pse nuk u bërë ti ministër po u bë ai.
Me një ftohtësi që edhe Saliu ty të merr të keqen. Nuk ka asnjë problem të dashur miq pasi në media ka vend edhe për tullumbace si puna e Benit.
Ka ministra më të zotë sesa ty në Shqipëri.
Të ngelet vetëm të ikësh dhe ta qëllosh me baltën e Saliut.
S’ke se si voton për Oltën që ka përkushtim më shumë sesa ty, as Ogertën që ka aftësi menaxheriale më shumë se ty, as Shalsin që ka respekt më shumë sesa ty për të tjerët e as Fatmirin jo e jo që nuk e ndërron punën që ben me një karrige.
Me ty mund të kalohet bukur darkave, hidh e mbush verë, po në mëngjes nuk shkohet askund me ty. Kur del në fotografi me të varfërit hiqi syzet e diellit se dukesh si turist!”, u shpreh Rama .
(J.V/Shuplaka)
Discussion about this post