”Përbërje jopartiake e komisioneve zgjedhore, Numërim elektronik të votave, Kontroll dhe tavan mbi shpenzimet e partive politike dhe audit ndërkombëtar, Ashpërsim të masave për shitblerjen dhe tjetërsimin e votës, E drejtë vote për emigrantët, Hapësirë e barabartë mediatike gjatë fushatës, Dekriminalizim të listave zgjedhore.”, këto janë kërkesat e 6 deputetëve sot në Kuvendin e Shqipërisë, që sipas tyre duhen realizuar para fushatës zgjedhore të 2017-ës.
Deputetët që kanë firmosur këtë kërkesë janë Ben Blushi e Mimoza Hafizi e partisë ”LIBRA”, demokrati Dashamir Shehi, Agron Duka kreu i Partisë Agrare Ambjentaliste, Vangjel Dule i ”PBDNJ”-së dhe Nard Ndoka i Demokristianëve.
KËRKESA E PLOTË:
Ne, një grup deputetësh, përfaqësues të forcave te ndryshme politike në parlament, zhvilluam sot një takim në lidhje me çështje të reformës zgjedhore.
Nisur nga qëndrimi që mbajti Këshilli i Ministrave të Bashkimit Europian, i cili theksoi rëndësinë e zgjedhjeve, duke e konsideruar këtë si një kusht për hapjen e negociatave me Shqipërinë;
Nisur nga interesi i publikut shqiptar, që kërkon zgjedhje të ndershme dhe garatim të votës, si një kusht për stabilitetin e vendit dhe si një e drejtë legjitime kushtetuese;
Nisur nga shtyrja e pajustifikueshme e Komisionit të Reformës Zgjedhore, i cili në gjashtë muaj dështoi të miratonte ndryshime të domosdoshme të Kodit Zgjedhor;
Nisur nga pamundësia kohore për të ndryshuar sistemin zgjedhor, i cili është thelbi i pabarazisë elektorale;
Ne gjykojmë që ka ardhur momenti të reagojmë publikisht për të sensibilizuar kolegët tanë parlamentarë, insitucionet ndërkombëtare si dhe publikun shqiptar për disa çështje që lidhen me adminsitrimin zgjedhor;
Ne kërkojmë:
- Përbërje jopartiake e komisioneve zgjedhore
- Numërim elektronik të votave
- Kontroll dhe tavan mbi shpenzimet e partive politike dhe audit ndërkombëtar
- Ashpërsim të masave për shitblejrjen dhe tjetërsimin e votës
- E drejtë vote për emgrantët
- Hapësirë e barabartë mediatike gjatë fushatës
- Dekriminalizim të listave zgjedhore.
Ne i bëjmë ftesë të gjithë kolegëve tanë parlamentarë t’i bashkohen kësaj nisme, në mënyrë të veçantë anëtarëve të Komisionit të Reformës Zgjedhore, të cilët duhet të marrin seriozisht kërkesat tona.
Ne do ta vazhdojmë betejën tonë politike në parlament, lidhur me çështjet emergjente të reformës zgjedhore.
Zgjedhjet e lira e të ndershme janë kryefjala e aktivitetit politik në muajt që kanë mbetur. Zgjedhjet e lira e të ndershme janë kushti i integrimit të vendit tonë në BE.
You actually make it seem so easy with your presentation but I find this topic
to be really something which I think I would never understand.
It seems too complicated and very broad for me.
I’m looking forward for your next post, I’ll try to get the hang of
it!
This post provides clear idea in support of the new
users of blogging, that actually how to do blogging.
I’m really loving the theme/design of your blog. Do
you ever run into any internet browser compatibility
problems? A handful of my blog audience have complained about
my website not working correctly in Explorer but looks great in Chrome.
Do you have any ideas to help fix this issue?
It’s a shame you don’t have a donate button! I’d without a doubt donate
to this outstanding blog! I suppose for now i’ll settle for bookmarking and adding your RSS feed to my Google
account. I look forward to new updates and will talk about this site with my Facebook group.
Talk soon!
Hello, for all time i used to check website posts here in the early hours in the
daylight, because i like to learn more and more.
Hello there! Do you know if they make any plugins to help with Search Engine Optimization? I’m trying to get my blog to rank for some targeted keywords but I’m not seeing very
good gains. If you know of any please share. Thanks!