02:29 | 13/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Blushi i drejtohet Kongresit të Autoriteteve Lokale të KiE: Rama po shkel autonominë e pushtetit vendor, atentat ndaj Kushtetutës dhe demokracisë

11:17 | 06/07/2025
në Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Blushi i drejtohet Kongresit të Autoriteteve Lokale të KiE: Rama po shkel autonominë e pushtetit vendor, atentat ndaj Kushtetutës dhe demokracisë

Partia e Lirisë dënon me forcë ndërhyrjet e përsëritura dhe të paprecedenta të Kryeministrit Edi Rama në punët e brendshme të bashkive, me raste flagrante në Bashkinë e Tiranës dhe së fundmi në Bashkinë e Vlorës.

Këto veprime përbëjnë shkelje të rëndë të parimeve kushtetuese të ndarjes së pushteteve dhe autonomisë vendore, themele të shtetit funksional dhe demokratik. Ato janë gjithashtu një atentat ndaj reformës territoriale dhe decentralizimit, të ndërtuara mbi parimin që vendimmarrja lokale duhet t’u përkasë institucioneve vendore të zgjedhura me votë të lirë nga qytetarët.

Sipas Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, neni 108, pika 4:

“Vetëqeverisja në njësitë vendore ushtrohet nëpërmjet organeve të tyre përfaqësuese.”

Ndërsa Karta Evropiane për Autonominë Vendore në nenin 3 thekson:

“Me autonomi lokale kuptohet e drejta dhe aftësia efektive e bashkësive vendore për të rregulluar dhe për të drejtuar, brenda ligjit dhe nën përgjegjësinë e tyre, një pjesë të konsiderueshme të çështjeve publike, në interes të popullsisë përkatëse.”

Partia e Lirisë paralajmëron se çdo përpjekje e Kryeministrit për të diktuar vendimmarrje administrative në bashki, për të emëruar apo shkarkuar drejtorë apo për të urdhëruar ndryshime në drejtimin lokal, përbën shkelje të hapur të Kushtetutës dhe ligjit për vetëqeverisjen vendore.

Këto veprime pa bazë ligjore dëshmojnë përpjekjen për kontroll absolut mbi pushtetet, duke trajtuar shtetin si pronë personale dhe politike.

Partia e Lirisë kërkon:

  1. Ndalesë të menjëhershme të çdo ndërhyrjeje politike në punët e brendshme të bashkive;

  2. Respekt rigoroz të autonomisë kushtetuese dhe ligjore të pushtetit vendor;

  3. Ndërhyrje nga institucionet përkatëse, brenda dhe jashtë vendit, për garantimin e zbatimit të ligjit dhe mbrojtjen e autonomisë vendore;

  4. Masa ligjore dhe institucionale ndaj çdo akti që cenon ndarjen e pushteteve dhe pavarësinë e organeve vendore të zgjedhura nga qytetarët;

  5. Shoqatat përfaqësuese të bashkive, pa dallim bindjesh politike, të mbajnë qëndrime të qarta për mbrojtjen e autonomisë vendore dhe të ftohen zyrtarisht për monitorim nga Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës në Strasburg dhe institucionet e Komisionit Evropian.

Partia e Lirisë i bën thirrje shoqërisë civile, Këshillit të Europës dhe institucioneve të Bashkimit Europian që monitorojnë reformat demokratike, të reagojnë me vendosmëri ndaj këtij precedentit të rrezikshëm që minon demokracinë lokale dhe rendin kushtetues në Shqipëri.

“Shqipëria nuk mund të drejtohet me dorë të hekurt nga një njeri që kërkon të kthejë pushtetin në pronë personale. Demokracia nuk funksionon pa ndarje pushtetesh dhe pushteti vendor nuk është dekor ceremonial, por themel i shtetit demokratik, funksional dhe pranë qytetarit,” – përfundon deklarata.

Pas

SHBA dhe Vietnami nënshkruajnë një marrëveshje doganore, ja çfarë synohet

Para

Jepte lekë me fajde dhe kanoste qytetarë, arrestohet polici në Elbasan

Para
Jepte lekë me fajde dhe kanoste qytetarë, arrestohet polici në Elbasan

Jepte lekë me fajde dhe kanoste qytetarë, arrestohet polici në Elbasan

 



Të Fundit

Ndihmës Sekretari i Shtetit arrin në Kosovë, SHBA thekson prioritetet për stabilitet dhe zhvillim rajonal

Shkodër – Gjetet pa shenja jete në makinë, dyshohet për arrest kardiak

Arrihet marrëveshja historike! Franca bie dakord për krijimin e shtetit të ri “Kaledonia e Re”

Dhjetëra deputetë britanikë letër qeverisë: Të njohim Palestinën si shtet!

Ndarja nga jeta e ish-ambasadorit gjerman në Shqipëri! Berisha: Mik i shquar i ditëve më të vështira të shqiptarëve

Panik në ajër, avioni i nisur nga Kroacia përfshihet nga flakët mbi Itali

Sllovakia synon të arrijë marrëveshje me BE-në për ndërprerjen e furnizimeve me gazin rus, Fico: Kemi afat deri të martën!

Shkodër/ Shpërthen bombël gazi në një banesë, dëmtohet pronari

Serbët, provokime në Srebrenicë/ Në ditën e përvjetorit, vendosin muzikë nacionaliste!

Rusia paralajmëron kundër aleancës së sigurisë që synon Korenë e Veriut

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.