Ben Blushi i ftuar në rubrikën “Opinion” në studion në News 24 foli për domosdoshmërinë e mbajtjes së zgjedhjeve më 18 qershor dhe theksoi se duhet të bëjmë presion për të shkuar në zgjedhje me çdo kusht
“Ne jemi regjistruar të parët. Nëse të tjerët i lënë atletet në shtëpi, s’kemi pse lëmë garën. Këtë që po ndodh e quaj sekuestrim. Po na e sekuestrojnë këtë të drejtë, na kanë hequr një privilegj. Nëse partitë bëjnë marrëveshje thonë nuk keni të drejtë të votoni, kush humb këtu, partitë apo ne? Çdo bëjmë ne? Do rrimë në shtëpi. Kjo quhet sekuestrim i së drejtës së votës.
Prandaj duhet të bëjmë presion për të shkuar në zgjedhje me çdo kusht. Dua që të hyjë edhe PD në zgjedhje pasi janë tre kërpudha, tre çadra që kanë zënë rrugën, janë ulur në bulevardin e integrimit. LIBRA shkon më 18 qershor në zgjedhje edhe nëse PS dhe LSI nuk shkojnë. Jemi duke bërë listën e kandidatëve. Kemi bërë një proces të hapur, prej një muaji kemi kërkuar on line që kushdo është i lirë të garojë për LIBRA-n. Janë 200 qytetarë që kanë pranuar të kandidojnë”,shtoi Blushi. (J.V/Shuplaka)