Deputeti i Partisë “Libra”, Ben Blushi, ka publikuar në profilin e tij në rrjetet sociale raportin e Doing Business 2017 të Bankës Boterore, ku Shqipëria renditet e fundit sa i përket investimeve të huaja.
Sipas ish deputetit të Partisë Socialiste, çështjet e pronësisë vazhdojnë të mbeten pengesa kryesore e sipërmarrjes private në Shqipëri ndryshe nga vendet e rajonit të cilat renditen mbi vendin tonë.
“Çështjet e pronës vazhdojnë të mbeten pengesa kryesore e sipërmarrjes private në Shqipëri. Ne s’do mund të jemi ekonomi e qëndrueshme që nxit investimet pa futur pronën në treg. Shqipëria vazhdon të renditet e fundit në këtë tregues sipas raportit Doing Business 2017 të Bankës Boterore. Shikoni ku janë vendet e rajonit Kosova, Serbia, Kroacia, Maqedonia e Bullgaria. Nga kjo tabelë kuptohet se si torturohen cdo ditë qytetarët e Shqipërisë per te rregjistruar pronat e veta.