Deputeti Ben Blushi votoi sot në seancën plenare të thirrur për reformën në drejtësi kundër shtyrjes së procesit të vetingut. Blushi ka sqararuar se përse votoi kundër. Sipas tij, tani fillon trukimi i reformës në drejtësi.
Blushi argumenton se shtyrja e vetingut jep kohë për pazare dhe përcaktim politik të kandidatëve që bëjnë kontrollin e gjyqtarëve.
Statusi:
Votova kundër trukimit te procesit te vetingut ne Kuvend. Shtyrja do të thote më shumë kohë për pazare dhe përcaktim politik të kandidateve që do bëjnë kontrollin e gjyqtarëve.
Lehtësia me të cilën po sabotohet Reforma në Drejtësi është një peshë që do e shkatërrojë këtë klasë politike. (J.V/Shuplaka)
Discussion about this post