Kreu i LIBRA-s Ben Blushi, reagon pas vendimit të Kolegjit zgjedhor se Komisioni Qendror I zgjedhjeve (KQZ) ka thyer ligjin duke mos e cilësuar LIBRA-n si një parti me dy deputetë në Parlament.
Sipas Blushit, duke patur parasur se kemi Partinë Demokratike e cila nuk është rregjistruar në zgjedhjet e qershorit, ndërkohë që kemi LIBRA-n e cila kërkon të marrë pjesë por nuk lejohet, kjo çështje ka marrë tipare psikike dhe jo më politike. Të paktën kështu shprehet kreu i LIBRA-s.
REAGIMI I BLUSHIT
KOLEGJI ZGJEDHOR VENDOS PRO LIBRA
Prej me se dy muajsh, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk i pergjigjet kerkeses sone qe LIBRA te konstatohet si parti me dy deputete ne parlament, ne perputhje me Kodin Zgjedhor dhe Kushtetuten. Sot Kolegji Zgjedhor, pas padise dhe argumenteve tona konstatoi qe KQZ ka thyer ligjin dhe vendosi qe brenda 10 ditesh KQZ duhet ti pergjigjet LIBRAs.Nuk e di nëse KQZ do ti bindet vendimit të Kolegjit por çudija është që LIBRA do të marrë pjesë në zgjedhje dhe nuk lejohet, PD nuk do të marrë pjesë dhe shtyhen afatet që të rregjistrohet. Nuk është më çështje ligjore, as politike por psiqike. (D.D/Shuplaka)