Kreu i LIBRA-s Ben Blushi zbulon një nga historitë e tij të gjimnazit, histori në të cilët përfshihet edhe kreu i Kuvendit, Ilir Meta.
Në një intervistë për “INTV”, Blushi tregon se me shokun e tij të klasës Metën, është kapur me grushta për arsye banale.
“Histori të vjetra, sot me Ilir Metën kemi dy gjëra të përbashkët, njëra që kemi qenë të dy tek gjimnazi “Sami Frashëri” dhe të dy i kemi selitë e partive në rrugën “Sami Frashëri”. Është koinçidencë. Konflikti ka qenë një zënkë mes shokëve të klasës, do ketë qenë një sherr banal që s’më kujtohet, Por di që atë herë jam përjashtuar dy javë.”, tregon Blushi.
Pas këtij tregimi, Blushi tregon duke qeshur se shpreson që të mos ndodhë një tjetër sherr me kryeparlamentarin, pas të cilit mund të përfundojë i përjashtuar nga Parlamenti.
Ndër të tjera, deputeti u shpre se Rilindja është një grup i cili ka dështuar pasi nuk kanë asnjë lloj ideologjie. Madje sipas tij, ata janë bërë palë me botën e krimit pikërisht për këtë arsye. Ndërsa për LSI-në, Blushi shprehet se dështoi të garantonte një ekuilibër. (D.D/Shuplaka)
https://www.youtube.com/watch?v=D32aWUWdBaM&feature=youtu.be