Teksa edhe dy muaj na ndajnë nga zgjedhjet parlamentare, LIBRA ka filluar takimet me strukturat e saj. Pasditen e sotme, kreu i LIBRA, Ben Blushi ka mbledhur në një takim koordinatorët e kryeqytetit.
Blushi tha sot se se LIBRA ndonëse është një parti e re, në 5 muaj është shtuar me 10 mijë anëtarë.
Duke komentuar situatën politike në vend, Blushi tha se LIBRA është në opozitë me vullnetin e saj, pasi nuk pranon që vendi të drejtohet nga krimi.
“Shqipëria në lëngim, ka nevojë për zgjedhje. Ata që kanë gjithçka në dorë, kanë frikë të hyjnë në zgjedhje. LIBRA nuk ka frikë të hyjë në zgjedhjet e 18 qershorit. Në 5 muaj libra është shtuar me 10 mijë anëtarë. LIBRA është në opozitë me vullnetin e saj, dhe nuk e ka nxjerrë askush në opozitë. Ne besojmë se nuk mund të drejtohemi më me krimin”, -u shpreh Blushi.
Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi u larguan përfundimisht nga Partia Socialiste duke themeluar lëvizjen e re LIBRA dhe duke u bërë opozitë edhe në parlament me qëndrimet e tyre kundër kryeministrit Rama dhe qeverisë.
(M.D/ Shuplaka)