Ben Blushi ka qenë opozitari i vetëm sot në foltoren e Kuvendit. Duke folur për protestën e opozitës ai ka hequr një paralelizëm me protestën e PS-së në vitin 2010. Ai ka theksuar faktin se secila nga këto protesta bëhet për karrierat e krerëve të Partive. Blushi ka vijuar më tej duke thënë se palët duhet të ulen për të diskutuar vetëm e vetëm që vendi të ketë zgjedhje.
FJALA E PLOTË E BLUSHIT:
Pse ngjan kjo çadër e sotme me atë të 2010. Ishte nevoja për karrierë ishte thelbi i protestave në 2010. Sot të pasurit jashtë pushtetit protestojnë për të pasurit në pushtet. Atëherë ishte në rrezik karriera e Edi Ramës, sot është në rrezik karriera e Lulzim Bashës. Atëherë ishte në ballkon Sali Berisha sot është në ballkon Edi Rama.
Dhe e gjitha kjo bëhet për një patericë, patericën e Ilir Metës. Paterica ka një zakon, që ajo jeton edhe kur pronati vdes. Të kthehemi te çadra dhe te ngjashmëritë. Atëherë PD thonte që çadra u ngrit për të mos votuar tre ligjet, sot thuhet se u ngrit për të bllokuar Vettingun. Atëherë dhe sot unë e them që duhet të votohet. Ndërkombëtarët atëherë dhe sot janë kundër çadrave. Më thoni çfarë ka ndryshuar, atëherë dhe sot protestohet për të ardhur në pushtet.
Kaq është e gjitha, ndryshon vetëm këndi. PD ka vetëm një mundësi për të na bindur, të heqë dorë nga monopoli në numërimin e votive në zgjedhje. Është ky duopol që vjedh zgjedhjet. Kam qenë në komunikim me ndërkombëtarët dhe ata mendojnë po njësoj si unë që PD nuk e do numërimin elektronik, pasi nuk do që ta humbë duopolin. PD i ka zënë sheshin grevistëve të Zharrzës, PD dhe kjo qeveri mbrojnë Bankersin dhe Armonuk mbrojnë naftëtarët.
Në përgjithësi zgjedhjet kërcënohen nga një palë nga qeveria, ndërsa në vendin tonë është një rast unik pasi zgjedhjet kërcënohen nga të dy palët.
Pyetja që shtrohet është kjo, nëse PD e mban fjalën dhe i prish zgjedhjet, çfarë ndodh?
Keni krijuar një monopol në rast se një palë nuk merr pjesë në zgjedhje nuki krijohen dot Komisionet?
Ndalojnë investimet e huaja, pasojat në ekonomi do të ishin të rënda. Integrimi i Shqipërisë do të bllokohet për gjysmë decade. PD ka vetëm një rrugë sot, të vrasë veten. Me shpresën që plumbi do të godasë edhe kundërshtarët. Republika jonë po shëmbet. Republika e korrupsionit po shembet. Uluni në një tavolinë dhe zgjidheni këtë krizë. Republika duhet të bjerë qoftë edhe me kountributin e asaj ccadre. Kjo opozitë nuk mund të jetë nesër në qeveri, dhe kjo qeveri e ka vendin ne opozitë.