Kryetari i LIBRA-s Ben Blushi ka vizituar sot qytetin e Korçës, ku ka bërë edhe prezantimin e partisë së tij, e cila është partia më e re politike në vend.
Në fjalën e tij, Blushi theksoi se Libra u krijua për shkak të pakënaqësisë dhe t’i dhënë shpresë shqiptarëve!
“Pas 25 vjetesh tranzicion torturues jemi akoma nje vend teper i varfer, te rinj qe duan te ikin ne emigracion, te moshuar me pension qe nk perballojne dot ilacet! Nuk besojme qe neser do jete me mire sepse korrupsioni papunesia polarizimi do te vazhdoje! Jetojme ne shoqeri qe jep 1% shqiptare pasuri se 99% qe kane shqiptaret!
Ata qe futen ne parlament paguajne per ta mbajt ate vend ose jane me precedent penale! Kjo eshte parti e vjeter qe e kane kthyer shqiperine ne vendin me te varfer! Libra u krijuar per shkak te pakenaqesise dhe e dyta per ti dhene shprese shqiptareve!”, tha Blushi.
Ndërkohë Blushi, një rëndësi të madhe i kushtoi edhe kostove të shëndetësisë që rëndojnë xhepat e qytetarëve.
Sipas Blushit, shqiptarët paguajnë më shumë se turqit, grekët, madje edhe gjermanët për t’u shëruar.
“Eshte rritur kosto e shendetesise sepse 300 mln euro per koncesione per sherbime qe nk meren ! Paguajme koston per tu sheruar me sh se nje grek turk dhe gjerman! Kjo ndodh sepse qeveria vendosi qe pjesen e sherbimeve ti kaloje te privati dhe kto meren nga taksat tona per te pasuruar nje person! Kjo quhet banda e ilaçeve”, shtoi deputeti.
Sakaq, Blushi u shpreh se një tjetër problem themelor për vendit është arsimi dhe premtoi se LIBRA do mbështesë arsimin public dhe jo atë privat. (D.D/Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”761″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]