Kur në foltoren e Kuvendit ka nisur të flasë deputeti Ben Blushi, kreu i LIBRA-s, të gjithë të pranishmit në sallë, ministrat dhe disa ligjvënës të tjerë kanë nisur të dalin prej aty. Kështu ka bërë edhe kryeministri Rama.
Bushi akuzoi qeverinë ‘Rama’ se dhe me votimin e komisioneve të Vettingut, prapë sipas tij Vettingu u bllokua.
Blushi e cilësoi këtë një paradoks dhe u bëri thirrje deputetëve të PS-së, që të bindin Ramën që të japë dorëheqje.
“A e dini ça keni bërë sot? Bëni votim për komisionet e votimit, gjysma e komisioneve s’kanë për të ardhur, ka dy paradokse ky votim, e para gjysma e komisioneve nuk janë, jemi në një krizë politike që po i bllokon zgjedhjet dhe drejtësinë, një nga kandidatët është një zonjë që kam shumë respekt. Ti zonjë u votove edhe në komisionin e vettingut. Ti voton edhe për Roshin edhe për vettingun, je në kryesinë e PS, a ka paradoks më të madh , sepse ky ligj që u miratua ky është totalisht partiak. Iku kryeministri, jemi në një krizë politke, drejtësi e bllokur, zgjedhje të bllokuara, të jepte dorëheqjen, duhet të jepte sot dorëheqjen dhe të vinte në parlament opozita, Edi Rama kishte vetëm një mundësi, të zhbllokonte procesin për të zhbllokuar procesin e zgjedhjeve, për cfarë e doni një kryeministër për 70 ditë? Më mirë një Shqipëri pa Edi Ramën apo pa drejtësi? Bindeni të japë dorëheqjen, ka shumë arsye të japë dorëheqjen. Kanë filluar të zhduken edhe bletët, kjo po ndodh sot, ikën bletët, ka trembur edhe bletët, po dëgjoj një lajm se ikin nga kanabisi.
“Iku ky deliri kryeministri i Shqipërisë. Jeni në krizë, drejtësia e bllokuar zgjedhjet e bllokuara. Sot duhet të kishte ardhur për të dhënë dorëheqje. Bindeni të ikë edhe 70 ditë se zhbllokohet vettingu. Bindeni të japë dorëheqjen, nuk ka rrugë tjetër” -tha Blushi.
Rama në këtë moment ishte larguar me pjesën më të madhe të grupit parlamentar të PS-së.
Pas fjalës se Blushit, kreu i Kuvendit, Ilir Meta ka mbyllur seancën.
(M.D/ Shuplaka)