Përfaqësuesit e Partisë së Lirisë kanë shkuar në selinë PD për të diskutuar mbi koalicionin parazgjedhor dhe protestën e thirrur nga opozita më 8 shkurt në Tiranë.
Sekretari i përgjithshëm i partisë së Lirisë Tedi Blushi mbërriti në mesditë në selinë e PD-së ku pritet të ketë negociata me sekretarin e përgjithshëm të PD-së, Flamur Noka.
Ndërkohë Sali Berisha pritet të kthehet nga Gjermani ku mori pjesë në kongresin e CDU-së.