Kryetari i LIBRA-S, Ben Blushi, ka deklaruar në emisioni e Ylli Rakipit “ Të Paekspozuarit” se Edi Rama do të shkarkohet si i paaftë.
Ai thotë se nuk e di se si do dalë rezultati i zgjedhjeve por di që Rama do të shkarkohet sepse e vetmja arsye për të cilën do duhet të dalin shqiptarët në zgjedhje, është shkarkimi i kryeministrit.
Blushi gjithashtu e akuzoi Ramën se ka vjedhur paratë e shqiptarëve.
Ai thotë gjithashtu se të tre palët nuk janë për t’u votuar sepse e kanë mendjen tek tepsia, duke e konsideruar Ramën si grykës.
“Unë nuk mund ta them tani sesi do të jetë rezultati i zgjedhjeve të 25 qershorit, por di të them që Edi Rama do të shkarkohet si i paaftë. Të tre palët janë të pavotueshme, asnjëri nuk ka një plan për përmirësimin e situatës së shqiptarëve. E kane mendjen te tepsia. Rama është kryeministri i vetëm në Europë, që thotë “më jepni tepsinë”. i flet subkoshienca, është një grykës. Nuk ka lënë trotuar, shkollë, lulishte, pa ngrënë. E prapë kërkon tepsinë. E vetmja arsye pse shqiptarët duhet të dalin të votojnë më 25 qershor, është që të shkarkojnë Ramën. Ashtu si në 2013. Edhe atëherë nuk fitoi Rama, por humbi Berisha”, u shpreh Blushi. (B.H/Shuplaka)