Sipas kreut të LIBRA-s, Ben Blushi, situata politike në të cilën Shqipëria ndodhet aktualisht është shumë e komplikuar.
Sipas tij, vendi po shkon në rënie të lirë dhe në krizë të thellë.
Në një reagim në rrjetet sociale, ish-deputeti i PS shkruan se askush nuk po negocionon dhe se po mungon dëshira e gjetjes së një zgjidhjeje.
Po ashtu, Blushi paralajmëron se nga kjo javë “Shqipëria mund të kthehet në një Republikë pa institucione, mund të mos kemi qeveri, vetting apo edhe zgjedhje”.
“Shqipëria po shkon në rënie të lirë. Edhe vetë kriza po hyn në krizë”,- shkruan Blushi.
Statusi i plotë:
“Duke nisur nga kjo javë mund të kthehemi në një Republikë pa institucione. Mund të mos kemi Qeveri, mund të mos kemi Veting, mund të mos kemi President dhe mund të mos kemi Zgjedhje. Askush nuk po negocion dhe askush nuk do të negociojë. Shqipëria po shkon në rënie të lirë. Edhe vetë kriza po hyn në krizë”
(M.D/ Shuplaka)