Kreu i LIBRA-s Ben Blushi ka reaguar pas kërkesës së Ramës ndaj dy kandidatëve në Kavajë për tu tërhequr nga gara për zgjedhjet e pjesshme. Sipas Blushit Rama u tërhoq nga frika
SHKRIMI I BLUSHIT:
EDI RAMA U TËRHOQ NGA FRIKA
Edi Rama u tërhoq nga zgjedhjet në Kavajë. Pse mos tërhiqet edhe nga 18 qershori? Nuk ka asnjë ndryshim. Pyetja është kush ka të drejtë ta qeverisë Kavajën pa zgjedhje?Dhe kush ka të drejtë ta qeverisë Shqipërinë pa zgjedhje?Kjo ishte një tërhiqje nga frika dhe jo nga detyrimi për marrëveshje.Pas Kavajës cdo mundësi për ta shtyrë 18 qershorin është e hapur dhe cdo mundësi për zgjedhje normale është mbyllur.
“Kavaja nuk do të bëhet sheshi për përsheshin, unë do t’i sugjeroja kandidatit tonë të tërhiqej. Po ashtu edhe kandidatit tjetër të pavarur. Kjo është për të luajtur gurin e fundit, deri në 7 maj do të përpiqem që ta bind PD që të marrë pjesë në zgjedhjet e 18 qershorit.
PD natyrisht është një parti historike por nuk do ishte as e para as e fundit që do të dilte nga skena e historisë, e dhimbshme për ata që e duan akoma.
Ama një gjë shumë e rëndësishme të mbahet mend, kjo shumicë jo vetëm nuk ka bërë asgjë për ta shtyrë në rrugën e vetëshkatërrimit, por ka bërë gjithcka për të kundërtën, ka bërë dhe do të bëjë gjithçka deri në minutën e fundit, por kur koha koha për mirëkuptim të ketë mbaruar, ne do pranojmë çdo vendim të liderhsipt të PD për të ikur në drejtim të paditur.
Këmbëmngulja për dialog nuk është dobësi, mos harroni, politika është shah. E di që të gjithë i kanë sytë nga Kavaja. Një pjesë e shohin 7 majin ku shteti të tregojë forcë, ca i druhen se do të ketë përplasje, disa të tjera për destabilizim në Shqipëri.
Do të jem shumë i sinqertë, që ka një plan për destabilizimin e këtij vendi, këto nuk janë më hamendje janë fakte. Por që Shqipëria nuk do të destabilizohet këtë jua siguroj të gjithëve”-tha Rama.
(M.D/Shuplaka)