04:11 | 08/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Blushi për anëtarësimin: Fajtorët janë partitë dhe viktima është populli

12:00 | 30/11/2016
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Blushi për anëtarësimin: Fajtorët janë partitë dhe viktima është populli

Kreu i LIBRAS, Ben Blushi shpreh qëndrimin e tij ndaj procesit të hapjes së negociatave për antarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Në një dalje publike Blushi theksoi se ka ardhur koha të pranohet se janë disa shqiptarë ata që po vonojnë Shqipërinë të anëtarësohet në BE.

“Fajtorët janë partitë dhe viktima është populli. Akoma më qesharake është të shikosh se vetingun, dikush e quan kriter dhe dikush e quan kusht, se dekriminalizmin dikush e quan kusht dhe dikush e quan kriter, se kanabizimin e vendit dikush e quan kriter të diktuar dikush e quan kusht të merituar, se zgjedhjet dhe mungesën e reformës zgjedhore dikush e konsideron si kriter dhe dikush kusht”, tha Blushi.

Sipas tij, për shtyrjen e procesit të vetingut, për kanabisin, kriminalizimin, korrupsionin, dhe për pasigurinë për zgjedhjet e vitit 2017 fajtorët janë në Shqipëri dhe arsyet janë në Tiranë. As në Bruksel dhe as në Berlin.

“Duhet ti japim Europës një arsye për të na besuar, gjë për të cilën deri tani kemi dështuar me sukses. Në Europë nuk shkon dot vetëm qeveria dhe nuk shkon dot klasa politike pa popullin”, u shpreh deputeti Blushi.

Sipas tij është e mundur që të përshpejtohet procesi i vetingut urgjentisht, mund të zbatohet ligji i dekriminalizmit rreptësisht dhe menjeherë mund të përsoset sistemi jonë zgjedhor duke kufizuar monopolin e partive mbi numërimin e votave dhe financimet e dyshimta dhe mund të zhduket kanabisi për shumë pak ditë.

“Nëse Këshilli Europian nuk përcakton një datë dhe hapja e negociatave shtyhet pas zgjedhjeve, natyrisht që do ta konsideroja një dështim që do shtynte për një afat të panjohur proçesin e integrimit duke ndikuar jo vetëm në përkeqësimin e klimës së brendshme politike por edhe në ekonomi dhe mbi të gjitha në besimin në rënie të shqiptarëve për të jetuar dhe punuar në Shqipëri. Besoj se është koha të merremi vesh për Europën.” – shton Blushi.

Fjalën e tij politikani e mbylli duke thënë se ne mund të na ndajnë pikëpamjet, por duhet të na bashkojë Shqipëria.

blushi

Etiketa: anetaresimi ne BEBen Blushi
Pas

Stresi, burim sëmundjesh, si ta luftojmë? Zgjidhja

Para

Të rinjve demokratë u soset durimi, i dalin Ramës para me vazo kanabisi (FOTOT)

Para
Të rinjve demokratë u soset durimi, i dalin Ramës para me vazo kanabisi (FOTOT)

Të rinjve demokratë u soset durimi, i dalin Ramës para me vazo kanabisi (FOTOT)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Plani i Izraelit/ Një qytet humanitar për 600 mijë banorët e Gazës, do të ndërtohet mbi rrënojat e Rafah-ut

Urat mbi lumin Ibër, reagon BE: Çdo projekt kërkon koordinim me komunitetet

Etiopia gati për inaugurimin e digës mbi lumin Nil, Egjipti denoncon: Shkel ligjet ndërkombëtare

“Për momentin nuk ka marrëveshje me SHBA-në”, BE njofton 27 vendet anëtare për situatën e bisedimeve për tarifat tregtare

Panik në qytetin francez/ Tufa e bletëve sulmon kalimtarët, 24 të lënduar, tre prej tyre në gjendje kritike

Vrasja e studentes shqiptare Ilaria Sula në Itali, zbulohen mesazhet e ish-i dashurit me miqtë: Ose do kthehet tek unë, ose do ta vras

Balluku: Rritje me 20% e kërkesës për energji në korrik, OSHEE garanton furnizim pa ndërprerje

KAS rrëzon Partinë Demokratike për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në 4 qarqe

Moti i keq përfshin Italinë qendrore dhe veriore, plagosen 2 persona

Alba Kepi: Moti në Itali e ndarë në dy pjesë, alarm për përmbytje në veri dhe temperatura rekord në jug

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.