Pas daljes së kardinalit Ernest Troshani, ka marrë fjalën e tij deputeti Ben Blushi. Ai është fokusuar në shtyrjen e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
FJALA E PLOTË E BLUSHIT:
”Siç dihet ministrat përcaktuan pesë kushte por për shkak të paaftësisë negocitata nuk u arritën. Kjo shtyrje mund të ketë efekte dëmtuese jo vetëm për imazhin e vendit, por për klimën politike që i ka shkaktuar vendit një dëm të madh. Shqiptarët e sotëm ndodh të besojnë se do të duhet të paktën një dekadë për anëtarësim. Tranzicioni po merr aq kohë sa ç’mori komunizimi. Ata që nuk kishin lindur kur komunizmi ra, ndoshta do jenë në moshën tonë kur anëtarësimi të ndodhë. Fatalitet që po i kushton Shqipërisë mund dhe kohë që mund të ishte shmangur.
Europa nuk i pret më shqiptarët. Paragjykon krimin, padrejtësinë, korrupsionin, ekonominë e klasës. Ka bërë më shumë se ç’mundej por ne bëmë më pak se ç’duhet. Kundërshtarët më të mëdhenj të Shqipërisë për anëtarësim në BE janë brenda Shqipërisë. Të mbajnë përgjegjësi dhe të japin llogari.
Kemi mësuar mbi kurriz se sa herë demokracia kërcënohet, Shqipëria zvogëlohet. Ngjarjet në Gjermani dhe Turqi mund të ndikojnë në politikat e BE-së. Kjo klimë pasigurie do ketë ndikimin e saj dhe në Ballkan.
Kemi kërkuar interpelancë. Duam të dimë se çfarë ka bërë ai deri më tani. Besojmë se ka bërë shumë pak për të mos thënë që ka bërë shumë pak. E ka parë procesin e integrimit si një demokraci dhe jo si një çështje të brendshme. Besojmë se Edi Rama është përgjegjës për vonesën. Nuk kam shpresë se ka aftësinë për të pranuar të vërtetën por do ta dëgjoj.” (V.G/SHUPLAKA)
Discussion about this post