Kreu i Lëvizjes LIBRA ka reaguar lidhur me sulmin e shënuar pas mesnate në Stamboll, në një klub ku rreth 700 persona ishin duke festuar. Në reagimin e tij, ai shpreh keqardhje për njerëzit që ndërruan jetë në emër të panikur nga paqja, e bukura dhe e ndryshmja.
Sipas Blushit, kjo ndodhi tregon se plagët dhe ankthet e vitit të shkuar do t’i mbartim mbi shpinë edhe këtë vit.
Reagimi i Ben Blushit:
Stambolli si dëshmi se po jetojmë të shkuarën!
Masakra në Stamboll ku të paktën 39 vetë kanë humbur jetën dëshmon se për fat të keq plagët dhe ankthet e vitit te shkuar do ti mbartim mbi shpinë edhe këtë vit. Gjithnjë kam besuar se terrorizmi ka alergji nga festat dhe kjo u provua edhe mbrëmë në një klub mbi Bosfor. Njerëzit u vranë duke kënduar, duke kërcyer,duke dëfryer.Në emër të kujt? Të panikut nga paqja,e bukura dhe e ndryshmja. Cështja ështe që bota sot eshtë zgjuar më e frikësuar dhe shpresa për paqe është më e largët. Ngushëllime familjeve të viktimave megjithëse kjo është dita më e papërshtatshme për ta nisur me ngushëllime.2017 qoftë fillimi i fundit!