Jam sot në këtë komunikim me ju, për të dënuar me ashpërsinë më të madhe aktin e rëndë banditesk, hakmarrës, fund e kryepolitik të shkeljes flagrante të Kushtetutës, të ligjit dhe të të drejtave të njeriut, të kryer me urdhër të drejtpërdrejtë të kreut të Organizatës, Edi Rama, nga forcat mercenare të regjimit që kanë mësyrë sot në mënyrë rrufe duke bastisur dhunshëm ambientet e qelisë Nr.5 ku Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta mbahet i izoluar në ekstrem pa fakte dhe pa prova penale dhe ku është duke vuajtur, jo dënimin, se ndaj tij nuk ka asnjë akuzë, por vetëm izolimin politik dhe rrëmbimin kriminal dhe të paligjshëm të 21 tetorit, nga persona të maskuar, të armatosur rëndë, pa dokument identifikimi, pa treguar asnjë urdhër ndalimi, pa e lejuar të kontaktojë avokatin dhe që e detyruan me dhunë të hipë në një automjet privat dhe që më andej ta conin në ambientet e qelisë Nr.5 ku ndodhet ende sot.
Sot nga ora 09:20 – 09:40, pikërisht në momentin kur kreu i Organizatës mafioze fliste për standardet europiane të drejtësisë në Narkoregjimin ku shteti ligjor është asgjesuar përfundimisht, pesë horra me uniforma shteti mësynë brenda një qelie 12 m2, për të ushtruar dhunshëm një kontroll të paligjshëm, nga qimet e flokëve dhe deri te çorapet për 20 minuta, duke verifikuar me imtësi edhe frigoriferin modest që ndodhej aty.
Nuk ka ndodhur asnjëherë një bastisje e tillë, por ndodhi pikërisht gjatë fjalimit të Kreut të Organitës për standardet europiane të drejtësisë, kur ligji dhe Kushtetuta e Republikës trajtohet si leckë, por standarte të cilat sic e theksoi edhe kreu I Organizatës, I garanton vetëm partia e inceneratorit që nuk ekziston dhe që vetëm skllavi i partisë, Altin Dumani nuk e shikon.
Kjo ngjarjee rëndë është një akt i pashembullt dhune shtetërore, i kryer në një kohë kur kreu i organizatës mafioze propagandonte drejtësinë në vendin ku drejtësia nuk ekziston!
Kjo ngjarje është shumë e rëndë.
Nuk është rastësi, por një provë shtesë e frikës dhe panikut që ka pushtuar tanimë regjimin në ditët e tij të fundit!
Kontrollet në qelinë Nr.5, ku mbahet I izoluar pa prova dhe pa fakte Presidenti Meta janë bërë çdo ditë, të paktën 3 herë në ditë hapet dera për të kontrolluar praninë e tij fizike dhe 1 herë në ditë verifikohen hekurat e qelisë se mos janë sharruar, apo se mos Presidenti Meta është arratisur.
Akte të rënda dhe të paligjshme, të cilat tregojnë më së miri fytyrën e vërtetë të standardeve europiane të drejtësisë që përmendi sot Kreu I Organizatës, pa përmendur shkeljet e tjera të të drejtave të njeriut që ndodhin cdo ditëdhe më lejoni sot të përmend edhe një fakt që nuk është bërë më herët publik, që prej të paktën 4 muajsh, që nga dita e rrëmbimit dhe izolimit politik të Presidentit Meta, nuk I lejohet të regjistrojë telefonin e gazetarit Cim Peka nga frika se mos japi ndonjë intervistë.
Deri këtu shkon përpjekja kriminale e këtij Narkorregjimi edhe për ti mohuar të drejtën dhe lirinë e fjalës Liderit të Partisë së Lirisëtë izoluar sot politikisht.
Rrëmbimi kriminal, izolimi në ekstrem politik dhe akti banditesk i sotëm, janë dëshmia e rradhës e një pushteti të inkriminuar dhe të korruptuar në cdo qelizë, që nuk njeh ligj, nuk njeh Kushtetutë, nuk njeh Konventë Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe asnjë normë tjetër Demokratike.
Por tani është fakt që ky rregjim mbahet në këmbë vetëm nga kapja totale e drejtësisë përmes Ramaformës, kreu I të cilës është vet Edi Rama, Ramaformë e cila ka prodhuar edhe një strukturë kriminale si SPAK të kontrolluar 100% nga mafia në pushtet, e cila nëpërmjet goditjes, rrëmbimit, arrestimit, burgosjes së liderëve kryesorë të Opozitës po bën cdo përpjekje për ti garantuar edhe një mandat tjetër 4 vjecar në kurriz të shqiptarëve, Edi Ramës, pra të këtij regjimi që pasi vodhi zgjedhjet e vitit 2017 duke kanabizuar të gjithë vendin dhe duke miratuar këtë Ramaformë që ka pjellë vetëm prokurorë ‘’Dumanë’’ dhe gjyqtarë ‘’Dvoranë’’.
Të këtij regjimi që pasi vodhi zgjedhjet e vitit 2021 me bandat dhe me krimin e organizuar, ku pjesë e këtij skenari ishte për fat të keq edhe lidershipi I vjetër I kapur I opozitës dhe sot të gjithë shqiptarët e dëgjuan kreun e Organizatës nga selia e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë të bënte thirrjen: “O burra të vjedhim zgjedhjet e 11 majit”.
Është tanimë e qartë se koka e krimit, e meduzës, e oktapodit është Edi Rama dhe asnjë kërmë që ai hedh në gojën e hijenave të SPAK-ut nuk i lëviz shqiptarët nga objektivi dhe misioni kombëtar e patriotik për largimin e tij nga pushteti.
Sot shqiptarët e panë dhe e dëgjuan se si Kreu i Organizatës edhe sipas ish – krahut të tij të djathtë për 10 vite, Arben Ahmetaj kërkoi, në fakt u kujtoi, mercenarëve të SPAK të mos i afroheshin telefonit të tij?
Në fakt ka një arsye përse Edi Rama u kujton mercenarëve të mos mos bëjnë gabim ti afrohen telefonit të tij, sepse në fakt në atë telefon fshihen krimet e përbindshme, vjedhjet monstruoze, aferat e tmerrshme korruptive, PPP-të, koncensionet, megaafera e inceneratorëve, korruptimi i diplomatëve dhe McGonigalëve, përfshi edhe të gjitha të dhënat e tjera për mënyrën se si ka funksionuar në 12 vjet kjo strukturë që Arben Ahmetaj e cilësoi si Organizatë Mafioze.
Telefoni i Edi Ramës është kutia e pandorës që po u hap do qelbë dynjanë me tmerret, llumin dhe qelbin e qeverisjes së tij.
Ndaj ai u thotë spakistëve, të fokusohen tek tantellat e bashkëshortes së Erjon Veliajt, por jo tek telefoni im dhe ndaj ai e shiti Erion Velinë, siç shiti më herët të gjithë ata të cilët I përdori dhe I shtrydhi si limoni në të gjithë aferat e tij korruptive.
Asnjë iluzion te “Drejtësia e Re” sepse shtet të së drejtës në një regjim mafioz nuk mund të ketë kurrë, janë dy gjëra krejtësisht të kundërta, sepse në rast se do të kishim Shtet Ligjor dhe një strukturë të pa kapur nga rregjimi, sot SPAK- u do të na jepte përgjigje se përse Erjon Veliaj nuk është arrestuar 8 vite më parë për këtë firmë të paligjshme që Ihodhi në vitin 2017 për ti hapur udhën inceneratorit fantazmë të Tiranës që nuk ekziston, por për të cilin pagesat vijojnë edhe tani.
Edhe nga qelia, Erjon Veliaj është duke vjedhur sot, sepse ky incenerator vazhdon të gllabërojë jo më 80 mijë euro në ditë, por me një faturë që ka shkuar deri në 90 mijë euro në ditë.
Sepse sic e faktoi edhe Arben Ahmetaj, pronari kryesor I inceneratorit fantazmë të Tiranës është Edi Rama.
Ai I cili detyroi Erjon Veliajn të hidhte këtë firmë, por me këshillën që të mos e merrnin vesh këshilltarët e LSI, sepse sigurisht që do ta kundërshtonin, dhe në një vit kur LSI në atë kohë coi në Parlament ligjin për të frenuar ato koncensione korruptive që gllabëruan shqiptarëve qindra e qindra milionë euro.
Nëse sot do të kishte drejtësi, SPAK do ta kishte marrë të pandehur që në vitin 2018 dhe sot do të ishte duke vuajtur dënimin vet Kreu I Organizatës për këtë firmë të paligjshme, janë dokumenta zyrtare, që nuk kanë nevojë për një hetim të thelluar, nuk janë krime intelektuale sic I cilëson ‘’ Afërmendshi ‘’, janë dokumenta zyrtare.
Eshtë firma e Edi Ramës, i cili në 7 Dhjetor 2018, I dha bonusin 8%kompanisë së inceneratorëve, kur ligjërisht kompania nuk ishte themeluar.
Në rast se do të kishim drejtësi, Ëngjëll Agaci do të ishte marrë I pandehur dhe do të ishte duke vuajtur dënimin, pikërisht se u njoftua nga ish – drejtoi I Prokurimit Publik, dokument tjetër zyrtar, që nuk ka nevojë për hetim të thelluar, që e cilësonte këtë aferë si të paligjshme dhe ai e ka miratuar pavarësisht se kishte këtë shkresë mbi tavolinën e tij.
Në rast se do të kishim drejtësi, Edi Rama, do të ishte marrë I pandehur dhe do të ishte duke vuajtur dënimin, mbështetur mbi këtë dokument zyrtar të drejtësisë Amerikane, ku ka 14 akuza penale për Edi Ramën si autori I korruptimit të ish – zyrtarit të lartë të FBI McGonigal, I cili është duke vuajtur dënimin në Amerikë, ndërsa Edi Rama lihet ende të japi leksione për drejtësinë nga selia e Kuvendit të Shqipërisë dhe të flasi për standarde europiane te drejtësisë, kur ndërkohë drejtësia Amerikane, dhe ky është varr I hapur I Edi Ramës deri ditën që do marri ndëshkimin e merituar edhe për këtë aferë.
Ndaj askush të mos cuditet, përvec Edi Ramës sigurisht, që u cudit sot si ka mundësi që edhe Klotilda Bushka apo ‘’ Pushka’’ e antiligjit në Kuvendin e Shqipërisë, qenka marrë në hetim Klotilda Bushka, pa u thirrur nga SPAK, kur ndërkohë e njëjta gjë ndodhi me rrëmbimin në mes të aeroportit të një profesori të nderuar si Jamarbër Malltezi.