Kryeministri Rama e ka quajtur dembel Blushin, po nuk ka vonuar përgjigja e këtij të fundit duke e quajtur kryeministrin qesharak. Sipas Blushit Rama nuk ka firmosur aq shumë shkresa në zyrën e tij sa ai i ka libra.
FJALA E PLOTË:
Gënjeu prapë, ishte qesharak sot përvecc të tjerash,nuk ka një qeveri që tallet me Integrimin pasi ai është proces themelor. Shakatë e tua janë si ai filmi ‘’Shakatë e kripura të Ducces’’, po sot sdo rri të merem të bëj shaka me ty. Je totalisht i paaftë për të qeverisur.
Do ta mbyll duke thënë një gjë, duke thënë diçka shoku Edi. Ti ke shumë probleme tha, po mbi të gjitha je dembel. Ndërsa unë të them shoki Rama që ti nuk nuk ke firmosuar akoma aq shkresa sa kam unë libra, po për fatin tonë të keq ato shkresa janë në dëm të Shqipërisë.
RAMA MË PARË PËR BLUSHIN:
“Saliu ka gjithë jetën që thotë frikacak, po Beni ia kaloi sot. Një gjë është për t’u sqaruar. Dembel të dembelëve Z. Benin kam njohur. Më vjen keq për Vangjelin dhe Nardin që pranuan të flasin për integrimin përmes Z. Beni. Ai harron se ishte kjo qeveri që i dha vendit statusin e vendit kandidat.