Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi ka ngritur në fokus këtë herë problemin e punonjësve të ARMO-s. Sipas Blushit këta punonjës shfrytëzohen çdo ditë dhe nuk marrin pagat.
Me anë të një postimi në rrjetin social ‘Facebook’ Blushi theksoi se Rilindja që takson më shumë punën dhe trurin se dhjamin, ka braktisur njërën nga pronat më të vyera të vendit, ARMO-n. Po kështu ai pohoi se LIBRA do t’ua kthejë këtë pasuri publikut, pasi ata duhet të jenë pronarët e vetëm.
Postimi:
“ARMO TI KTHEHET PUBLIKUT. Rilindja që takson më shumë punën dhe trurin se dhjamin e ka braktisur njërën nga pronat me të vyera te vendit që është kompania ARMO. Cdo ditë punonjësit kërkojnë pagat dhe sigurimet e prapambetura të cilat nuk jepen nga klientët e Rilindjes. Sot ARMO po shfrytëzohet në mënyrë barbare dhe jo ligjore si gjithë sektori i naftës nga i cili humbim afro 200 milion euro ne vit. Meqë Rilindja e ka shitur ARMO padrejtësisht po them çfarë do bëjë LIBRA. Do t’ia kthejë publikut. Shqiptarët duhet të jenë pronarët e kësaj prone që po vidhet, shpërdorohet dhe keqtrajtohet. Vetëm paratë që Rilindja i ka dhënë Vangjush Dakos për të shëmtuar Durrësin në katër vjet, do mjaftonin për të shlyer pagat ndaj punëtorëve dhe për ta kthyer ARMON në pasuri të përbashkët”, shkruan Blushi në Facebook. (J.V/Shuplaka)