Kreu i LIBRA-s Ben Blushi, në seancën e sotme plenare është shprehur kundër votimeve që po bëhen në kuadër të marrëveshjes Rama-Basha, që e quan një tentativë për bashkëqeverisje.
“Do ishte e papërshtatshme t’ju prishja dasmën, sepse sot kemi një dasmë. Cila është arsyeja për bashkëqeverisje? Është për të qeshur por edhe për të qarë.
Pas shumë kacafytjesh e sharjes, Rama dhe Saliu jeni më në fund bashkë. Saliu qesh por në fund e realizoi atë që deshi.
Mori ca si drejtor burgjesh, OSHEE-në, burgjet, hipotekat, me ça i ndatë këto, me Rilindjen, kjo është çadra e rilindjes.
Ju që s’latë gjë pa vjedhur. E futët Saliun në cadër, komplimentet e mia!
A ka Shqipëria më shumë punë për shkak të kësaj marrëveshje, ka drita më të lira, ka më pak kanabis? Asgjë, por thjesht për të ndarë pushtetin në mes.
Deri sot Shqipëria kishte një qeveri me dy palë PS dhe LSI, u shtua edhe çadra.
6 ministra ka Rilindja, 5 i mori çadra, katër LSI-ja.
Kjo është Republika e Re që doni, ju nuk mbroni asnjë kauzë, jua them unë pse. U futët për vende pune luftoni për vende pune.
S’besoj se ka shqiptar që nuk kupton se kjo është një Pazar.
Kjo nuk do të thotë se u futët ju në çadrën e rilindjes se Shqipëria ngeli pa opozitë. Do ta korrni pazarin barshkë, OSHEE e morët, burgjet i morët, kjo është bashkëqeverisje në tavolinë.
Ika nga ata se nuk bënë asnjërën nga këto, ju ikët me vrap te ata. Ankohen, qajnë, bërtasin ulen, pushoni vetëm kur ju fusin biberopnin në gojë, Basha e mori biberonin.
‘E ka fajin Saliu e ka fajin Saliu’, ku jeni ju sot, jeni si ‘Saliu me Saliun’. Kush do ju votojë ju më 25 qershor?
Ka demokrat që voton çadrën e Rilindjes, apo socialist qeverinë? Cadra Rilindjes dhe partia e Presidentit, tre parti shkojnë më 25 qershor. Ka ardhur koha ta them.
Pse u bëtë bashkë, për t’i ikur Reformës në Drejtësi, Lul Basha kuptoi se çadra nuk është komunitet absolut, mendoni se të jeni në qeveri jeni të garantuar për t’u mbrojtur nga Reforma në Drejtësi, e cila është dizenjuar të mbojë numëruesit dhe ndëshkojë votuesit. Kur të mbarojë ky votim famëkeq që nuk garanton asnjë standard, ju do votoni komisionet e vettingut.
Mbyllje më të bukur nuk mund të kishte përveçse bashkë.”, deklaroi Blushi. (D.D/Shuplaka)