Sot janë mbajtur primaret e Partisë Demokratike për kandidatët për zgjedhjet e 11 majit, ku anëtarët e partisë kanë votuar për përfaqësuesit e tyre në qarqet përkatëse.
Deri më tani, janë raportuar këto rezultate për qytetet dhe zonat e ndryshme të Qarkut Shkodër:
• Shkodër: 1785 votues
• Malësi e Madhe: 791 votues
• Vau i Dejës: 701 votues
• Pukë: 586 votues
• Fushë Arrëz: 588 votues
Në total, 4451 votues kanë marrë pjesë në primaret e këtij qarku.
Luçiano Boçi, nënkryetar i PD dhe drejtues politik i partisë për Shkodrën, ka deklaruar se procesi ka shkuar pa incidente dhe se ka pasur një angazhim maksimal për të siguruar një numërim të qetë dhe të paanshëm.
Ai gjithashtu theksoi se numërimi i votave do të ndiqet nga kandidatët e partisë, duke falenderuar çdo kandidat dhe duke nënvizuar frymën e bashkimit në këtë proces.
Boçi:
Procesi ka qenë i qetë dhe pa incidente. Ne jemi angazhuar që edhe numërimi i votave të jetë i qetë dhe i saktë. Ky është një moment i rëndësishëm për Partinë Demokratike dhe për të gjithë kandidatët që morën pjesë në këtë proces.
Numërimi do të ndiqet nga të gjithë kandidatët dhe do të jetë një proces transparent.
Falenderoj çdo kandidat për angazhimin e tij dhe për kontributin që dha në këtë fushatë.
Kemi treguar frymën e bashkimit dhe e kemi treguar që edhe kur ka konkurencë, ne jemi të bashkuar për të ndihmuar qytetarët dhe për të mbështetur Shqipërinë.