Vitit 2025 ka trokitur dhe paraqitja e jashtme është e rëndësishme. Gjatë një interviste të veçantë për Fax News, me gazetaren Sedjana Huna, bodybuilderi profesionist. Marin Meksi ndau me ne sekretet e tij për një trup të shëndetshëm dhe në formë. Me një përvojë të gjatë në botën e fitnesit, ai na tregoi disa këshilla të thjeshta, por shumë efektive.
Në një intervistë me gazetaren Sedjana Huna, Meksi u shprej se nuk ka rëndësi sa e vështirë mund të duket në fillim, sekreti është të vazhdoni ushtrimet fizike deri në arritjen e rezultateve. Ndër gtë tjera ai tha se nuk mund të ndërtosh një trup të fortë me një dietë të dobët, ndërsa bëri thirrje të fokusohemi te ushqimet e pasura me proteina, karbohidratet komplekse dhe yndyrnat e shëndetshme.
Meksi tregoi edhe rëndësinë që ka pirja e mjaftueshme e ujit që sipas tij për një trup në formës është thelbësore. Uji ndihmon në rigjenerimin e muskujve dhe përmirëson performancën tuaj gjatë stërvitjeve.” Në përfundim, ai theksoi se një mënyrë jetese aktive nuk është vetëm për pamjen, por mbi të gjitha për shëndetin. “Mos harroni, një trup i shëndetshëm është një mendje e shëndetshme,” përfundoi ai.