Kreu i partisë ‘Sfida’, Gjergj Bojaxhiu u shpreh se nëse Partia Demokratike nuk hyn në zgjedhje, PS do marrë më pak vota, pasi qytetarët e kanë votuar nga frika e PD-së. Në ‘Studio e Hapur’ Bojaxhiu tha se Partia Socialiste do ndëshkohet përmes votës së qytetarëve në 18 qershor apo kurdo të bëhen zgjedhjet.
“Unë mendoj se një parti që e ka të sigurt që do marrë një shumicë i intereson qe procesi të jetë legjitim. Mendoj se PS do marrë më pak vota nëse PD nuk hyn në zgjedhje, sepse PS është votuar nga qytetarët si pasojë e frikës nga PD. Pra duke mos votuar për Partinë Socialiste, qytetarët do e ndëshkojnë”- tha Bojaxhiu.
Kreu i ‘Sfida’ tha se është më mirë që PD nuk do marrë pjesë në zgjedhje për të pasur hapësira të reja për qytetarët që të votojnë jo më partitë e vjetra.
“Më mirë që nuk hyn PD në zgjedhje sepse qytetarët kanë vite që kërkojnë ndryshim. Më mirë që këto parti të vetshkatërrohen që të ketë hapësira te reja. Qytetarët edhe nëse nuk dalin në zgjedhje, partitë i kanë aq njerëz që të votojnë për të njohur zgjedhjet si legjitime. Fajin nuk e ka populli, por partitë”- tha Bojaxhiu. (M.D/Shuplaka)