Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje me qendër në Shqipëri, Bojken Abazi ka mbajtur një fjalë të shkurtër sot në tubimin e thirrur nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, ndërsa nuk ka shumë që është liruar nga komisariatyi që prej dy ditësh.
Abazi tha se u arrestua në flagrancë sepse kanë kapur në glagrancë qeverinë duke kryer një krim institucional. Më tej ai pohoi se në paraburgim kishtëe marrë lajmin e mirë se protesta do vazhdonte, ndërsa u zotua se rezistanca do vijojë në çdo çast.
“Na thanë që na kishin kapur në flagrancë në protest për protesta, por në fakt i kemi kapur ne ata në flagrancë. I kemi kapur në flagrancë duke kryer një krim institucional. Lajmi më i mirë që mora atje në paraburgim ishte se protesta ende vazhdon. Ne do ta vazhdojmë rezistencën. Kjo rezistence nuk do të ndalet për asnjë çast”, tha Abazi.