Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje me qendër në Tiranë, Bojken Abazi ka komentur për Fax News zhvillimet politike në Kosovë ku po shkohet drejt formimit të një qeverie të re nga forcat politike opozitare dhe LDK-ja, ish-aleate e Albin Kurtit.
Abazi tha se po bëhet një grusht shteti që rrezikon jo vetëm Kosovën dhe Shqipërinë por gjithë rjajonin, ndërsa ka treguar edhe mbështetjen që ka në popull qeveria Kurti.
Ai ka kërkuar nga Shqipëria të flasë zyrtarisht dhe të tregojë nëse është kundër grushtit të shtetit apo pro tij dhe bashkëpunëtore, ndërsa shtoi se situata në vend është kritike dhe populli i revoltuar.
“Do ndalesha tek çështja e demokracisë që është edhe program politik për reciprocitetin me Serbinë, edhe LDK ishte pro saj. Me këtë vendim që ka marrë Mustafa, me vazhdimin e grushtit të shtetit, me ata që kane mashtruar qytetarët me marrjen e votës së tyre. Sa i përket numrave, Abdullah Hoti ka 6 herë vota më pak se sa Vjosa Osmani, ky pretendohet të bëhet kryeministri i Kosovës. Nga ana tjetër Kurti dhe Osmani ti marrësh të gjithë bashkë të tjerët, ata të dy dalin me 20 mijë vota më shumë.
Është një shkatërrim i rendit kushtetues me atë që po ndodh në Kosovë. Edhe vetë Thaçi ka pranuar pas mocionit në Kuvend se duhet të shkohet në zgjedhje, VV këtë po kërkon. Në menaxhimin ndër më të mirët që ka bërë qeveria Kurti ndaj pandemisë mundet potencialisht që zgjedhjet të shpalleshin ose në Maj ose në Qershor. Ka pasur zgjedhje edhe në Korenë e Jugut, nuk ka asnjë lloj arsye për t’u nxituar. Pamë sot një sjellje tejet dredharake të Presidentit Thaçi. Të gjitha partitë e regjimit të vjetër nuk i kanë numrat pa PDK-në dhe listën SRBSKA.
Sot ata nuk bëjnë dot numrin në Kuvend që është një tjetër shkelm që po u japin votuesve, në këtë lloj grushti shteti më në krye Thaçin, në rrezik edhe stabilitetin e Kosovës por edhe në rajon, në rrezik edhe shëndetin publik. Mendoj se Kosova është në një moment tejet delikat, për shkak të regjimit të vjetër ndaj msve të reciprocitetit që janë gjetur nga Serbia njerëz brenda Kosovës të shkojnë pas avazit. Nuk ka asnjë çështje më të rëndësishme në këtë moment se sa zhvillimet në Kosovë, sepse do të ketë ndikim jo vetëm në Shqipëri por edhe për rajonin.
Prandaj sjell në vëmendje edhe qeverinë e Shqipërisë që nga njëra në bën thirrje për daljen nga kriza ekonomike, dhe nga ana tjetër kërkon turizmin historik të qytetarëve të Kosovës, ndërsa mban taksën në rrugën e Kombit. Para se të thërrasin për turizëm patriotik të bëjë hapin për grusht shteti që rrezikon kombi ose rajonin. Shqipëria me heshtjen e saj ose është bashkëpunëtore në këtë grusht shteti, të bëjë aktin patriotik për ta dënuar ose minimalisht jep miratim. I bëj thirrje të flasi publikisht si gjermania, Franca dhe SHBA kundër grushtit të shtetit, siç kërkojnë edhe qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë. Është një moment tejet delikat në mes të pandemisë ndaj të cilit nuk mund të mbyllim sytë. Njerëzit në Kosovë janë të revolutuar, janë gati për protesta masive, po ju heqin endërrat dhe shpresat e tyre”, tha Abazi në Fax News.
(F.GJ/FAXWEB.AL)