Bojken Lako, kantautori i famshëm shqiptar ka qenë dje i ftuar në emisionin ‘E Diell’ për të folur për videoklipin e tij më të fundit “Dance on the weekend” dhe disa detaje nga jeta personale.
Prej shumë vitesh ai është në një lidhje të konsoliduar me këngëtaren Semi Jaupaj dhe duket se gjërat po shkojnë shumë mirë mes tyre.
I pyetur se cila ka qenë çmenduruia më e madhe që Bojken ka bërë për hir të dashurisë ai është përgjigjur.
“Kam hequr dorë nga veset për hir të saj” tha ai.
Ai shtë shprehur gjithashtu se dashuria e ka ndihmuar atë të orientohet në jetën emocionale dhe artistike.
“Dashuria më orienton edhe në shpërthime të mëdha si emocionale ashtu dhe artistike. Besoj që është një rrugë e mirë për të gjithë ata që e ndjejnë ndikimin e dashurisë së mirë”, u shpreh Bojkeni.
Discussion about this post