01:15 | 14/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Bojkoti i mazhorancës tek “Shëndetësia”, Vokshi: Kërkojmë marrjen e masave për kthimin në normalitet të komisionit

14:13 | 30/04/2024
në Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Bojkoti i mazhorancës tek “Shëndetësia”, Vokshi: Kërkojmë marrjen e masave për kthimin në normalitet të komisionit

Kryetarja e Komisioni hetimor të Shëndetësisë, Albana Vokshi në një komunikim për mediat ka deklaruar se për shkak të bojkotit nga ana e mazhorancës nuk është miratuar asnjë kërkesë për informacion.

Ajo shton se i ka adresuar dy shpresa kryetares së Kuvendit, kreut të grupit parlamentar të PS dhe sekretariatit të Etikës, të anulohet mbledhja e fundit e thirrur nga Plarent Ndreca ku morën pjesë vetëm anëtarët e mazhorancës dhe miratuan në mënyrë ilegale një plan hetimor.

Vokshi thotë se po minohet mbarëvajtja e punëve të komisionit, ndërsa ka kërkuar edhe përjashtimin nga komisioni të Plarent Ndrecës dhe Milva Ekonomit, si persona të cilët janë në konflikt interesi dhe po pengojnë, punën e komisionit.

“Ata që kanë qenë pjesë e koncesioneve e kanë konsideruar si sukses dhe nuk mund te kenë dëshirën për ti hetuar këto koncesione. Ndaj sot jemi në bojkot nga ana e mazhorancës. Për mungesë të kuorumi nuk mundëm të  miratojmë asnjë kërkesë për informacion.

I kemi adresuar dy shkresa kryetares së Kuvendit dhe Çuçit, po ashtu edhe sekretariatit të Etikës ku i kemi kërkuar anulimin e mbledhjes së fundit të thirrur në mënyrë ilegale nga Ndreca ku morën pjesë vetëm deputetet e mazhorancës ku kanë miratuar në mënyrë ilegale edhe një plan hetimor, i cili nuk heton koncesionet, por pengon hetimin e tyre.

Është plan që bie ndesh me ngritjen e këtij komisioni dhe propozon instrumenta skandaloze si ai i intervistave të mbyllura që lënë hapësira për blerjen për t’i mbyllur gojën deputetëve të këtij komisioni.

Nikollës sot i kemi vënë në dispozicion dy dokumenta me firmat e deputetëve të mazhorancës. E paprecedentë ajo që ka ndodhur, kanë rrëmbyer drejtimin e komisionit, duke bërë votim me shkrim dhe votim në protokoll.

 I kemi bërë kërkesa të përsëritura, për deputetët që refuzojnë të marrin pjesë dhe të përjashtojë nënkryetarin, zotin Ndreca. Duhet të miratojmë kërkesat për informacion, mund të fillojë hetimi real parlamentar”, ka thene Vokshi. 

Etiketa: Albana Vikshikomisioni
Pas

Deklarat e Sekretarit Ligjor në PD, Indrit Sefa, para Gjykatës së Tiranës

Para

Balla në Komisionin e Sigurisë: Çdo banesë do ketë kod unik, regjistri kombëtar i adresave të përditësohet rregullisht

Para
Balla në Komisionin e Sigurisë: Çdo banesë do ketë kod unik, regjistri kombëtar i adresave të përditësohet rregullisht

Balla në Komisionin e Sigurisë: Çdo banesë do ketë kod unik, regjistri kombëtar i adresave të përditësohet rregullisht

Discussion about this post

 



Të Fundit

Përplasjet në Theth mes banorëve dhe policisë, famulltari i Shkodrës, Dom Vlash Palaj thirrje për dialog

Lufta 12-ditore me Izraelin, mediat iraniane: Presidenti iranian u plagos në këmbë dhe u largua nga Teherani përmes një kapaku emergjence

Zjarr i fuqishëm në Mallakastër, flakët përfshijnë hapësirën me shkurre dhe ullishte(VIDEO)

Kryediplomati rus Lavrov takim me Kim Jong Un, Pheniani zotohet për të ndihmuar Moskën në luftën ndaj Ukrainës

Përplasen dy motorë uji në Golem, 31-vjeçari nga Kosova përfundon në spital

Haradinaj takon zyrtarin e lartë të DASH, konfirmon përkushtimin e Kosovës për anëtarësim në NATO

Kim Jong Un u zotua të mbështesë Rusinë “pa kushte”, Seuli zbulon shifrat: Koreja e Veriut i ka dërguar Moskës mbi 12 mln predha

Zjarr në një fabrikë riciklimi në Aleksandropolis, tymi i zi mbulon zonën

“Rusia s’mund të vendosë veton mbi zgjerimin e aleancës”, vendet e Ballkanit shprehin mbështetje për anëtarësimin e Ukrainës në NATO

Alarm në aeroportin e Southend në Angli, rrëzohet një avion i vogël pak minuta pas ngritjes nga pista (VIDEO)

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.