06:50 | 05/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Bojkoti i Mjekësisë/ Mjeku analizon shkaqet: Ligji shkel të drejtat dhe nuk jep zgjidhje! Në fakultet nuk studiohet si duhet

"Pasi ishte një situatë alarmante, qeveria kujtohet dhe merr një masë të përgatitur në mënyrën më të keqe të mundshme", thotë mjeku

16:44 | 02/10/2023
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Bojkoti i Mjekësisë/ Mjeku analizon shkaqet: Ligji shkel të drejtat dhe nuk jep zgjidhje! Në fakultet nuk studiohet si duhet

Erion Dasho

Studentët e mjekësisë kanë bojkotuar vitin e ri akademik që ka filluar ditën e sotme.

Me një vendim të paralajmëruar, ata madje kanë protestuar, pasi shprehen se qeveria nëpërmjet ligjit, është duke shkelur të drejtat e tyre.

Me këtë vendim, që u bë publik më 5 korrik nga kryeministri Edi Rama, studentët e mjekësisë duhet të firmosin një marrëveshje për të punuar 2 deri në 5 vjet në Shqipëri, pas përfundimit të studimeve. Ata që kundërshtojnë, do të duhet të paguajnë një tarifë të lartë studimesh.

I ftuar në një intervistë në FaxNews, ka qenë mjeku Erion Dasho, i cili e quan një situatë të pritshme këtë. Mjekun thotë për gazetarin Egon Loli, që është duke u bërë një shkelje flagrante e të drejtave të studentëve. Sipas tij ky ligj, përveç se është në shkelje të të drejtave të njeriut, pasi detyron studentët të punojnë atje ku caktohet, nuk adreson as rrënjën e problemit dhe nuk sjell asnjë zgjidhje.

Dasho thotë gjithashtu, se arsyeja kryesore pse mjekët largohen për në Gjermani, sipas një studimi nuk është paga, por fakti që sistemi shëndetësor shqiptar nuk mundëson studentëve një mjedis pune ku ata të ndihen të angazhuar dhe të kenë dëshirë për të ofruar shërbimin shëndetësor te popullata.

Megjithatë, Dasho thekson se ky problem fillon që në fakultet, pasi studentëve nuk u ofrohet një qasje e plotë për t’u rritur profesionalisht, madje detyrohen që një pjesë të kurrikulës ta mundësojnë jashtë fakultetit.

Pyetje: Si e patë protestën e studentëve të mjekësisë?

Erion Dasho: Është e pritshme, kemi diskutuar disa herë me studentët, në kohën kur ligj u diskutua, në kohën kur ky ligj u kalua me një procedurë të përshpejtuar, që atëherë kemi identifikuar elementë shumë problematik të këtij ligji. Në radhë të parë, është shkelja flagrante e të drejtave të studentëve. Puna e detyruar është një koncept që nuk ka vend në një shoqëri të lirë. Nuk është kjo rruga e duhur për të angazhuar studentët dhe mjekët e rinj në ofrimin e kujdesit shëndetësor për popullatën. Këto dy aspekte, do të sillnin këtë situatë. Është një ligj që tregoi në atë kohë, panikun që kishte kapur Ministrinë e Shëndetësisë. Spitalet kanë mbetur pa mjekë specialistë, ne kemi shumë kohë që e kemi ngritur këtë shqetësim. Pasi ishte një situatë alarmante, qeveria kujtohet dhe merr një masë të përgatitur në mënyrën më të keqe të mundshme. Studentëve u jepet një kontratë detyruese, pa u thënë se sa kushton. Është një situatë kaotike, që shkel të drejtat e njeriut dhe nuk adreson rrënjën e problemit dhe nuk zgjidh asgjë.

Në radhë të parë janë bërë studime të shumta pse ikin mjekët në Gjermani, paga nuk është arsyeja kryesore. Kur pyeten pse ikin, si arsye të parë japin sistemin shëndetësor shqiptar që nuk është i aftë të japë kushtet e duhura të punës dhe të ndiejë kënaqësinë e punës, duke ndihmuar pacientët. Mjekët referojnë se gjatë studimeve në Fakultetin e Mjekësisë, nuk studiojnë si duhet. Shkolla nuk arrin t’i pajisë me njohuritë e mjaftueshme. Mjeku është një viktimë e sistemit shëndetësor. Nuk është faji i mjekut që nuk ka ilaçe, por pamundësimi i tyre prej qeverisë. Kemi një sistem shëndetësor që nuk reformohet prej vitesh. Këtë duhet të bëjë qeveria, të krijojë një mjedis pune ku të ketë dëshirë për të punuar.

Ligji parashikon që të gjithë ata kandidatë, maturantë që do të fitojnë të drejtën për tu regjistruar në Fakultetin e Mjekësisë, përpara regjistrimit do të nënshkruajnë një marrëveshje për të pranuar që të punojnë 5 vite pas diplomimit në institucionet shëndetësore shqiptare dhe për të tërhequr më pas diplomën pas përmbushjes së këtij detyrimi.

(Xh.H/FaxWeb.al)

Etiketa: Egon Lolierion dashoStudentët bojkotojnëUniversiteti i Mjekësise
Pas

Messi dëshiron Modriç në ekip, Beckham takohet me kroatin dhe transferimi mund të kryhet që në janar

Para

Roma gjen rrugën e fitores përballë Frosinones, zhbllokohet dhe Lukaku

Para
Roma gjen rrugën e fitores përballë Frosinones, zhbllokohet dhe Lukaku

Roma gjen rrugën e fitores përballë Frosinones, zhbllokohet dhe Lukaku

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vrasja në Vaun e Dejës/ Kush është Frrok Lleshaj? Viktima u dënua me 25 vjet burg për vrasje dhe u lirua në 2023

Vau i Dejës, gjendet i vdekur 65-vjeçari. Policia identifikon viktimën, dyshohet se është vrarë me armë zjarri

Shtetasi francez zhduket nga trageti, operacion kërkimi i përbashkët italo-shqiptar në det të hapur

Aksident tragjik në Itali/ Kamioni përplaset me disa automjete, tre të vdekur dhe 15 të plagosur

Pezullimi i Kuvendit, shpresë tek Kushtetuesja për t’i dhënë fund krizës politike

Netanyahu merr vendim për pushtimin e plotë të Gazës, në plan përfshihen operacionet në zonat ku mbahen pengje

Pritet të futet në fuqi pas dy javësh/ Autoritetet amerikane do të kërkojnë garanci deri në 15,000 dollarë për viza të caktuara turistike

Nëna fsheh vajzën 2 vjeçare në valixhe dhe e fut në bagazhin e autobusit

Kurti njofton në serbisht: 121 vende pune të hapura në Ujësjellësin Rajonal “Mitrovica” në veri

7 avionë misteriozë mbi klubin e golfit të Trump, ushtria amerikane ngre avionët luftarakë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.