Deputeti i Partisë Demokristiane Nard Ndoka i ftuar në “Natë me Xhaxhiun”, për të diskutuar mbi aktualitetin politik dhe bojkotin e opozitës, u shpreh se nuk është kundër djegieve të madateve.
“Unë nuk jam kundër djegjes së mandateve, djegia e madateve është një etapë. Është bojkoti, pastaj djegia e mandateve. Kur të fillojmë protestat, normalisht etapa tjetër është djegia e mandateve dhe shkëputja institucionale me parlamentin. Ky është realiteti poltik, në jemi në një situatë ku kemi nevojë emergjente të Gjykatë Kushtetuese. Ne jemi gati të futemi në zgjedhje, qoftë dhe nesër, në sensin e përgatitjes programore dhe strukturale.”- tha Ndoka.
Për sa i përket bashkëpunimit me partitë e tjera, Ndoka tha se LSI është një vlerë e shtuar për opozitën.
“Ne kemi pasur një problem me bashkëpunimet politike ndër vite. Unë gjykoj se LSI ka qenë si një vlerë e shtuar si një garanci. Ka qenë dhe si burim pasi i jep më tepër peshë opozitës. “- u shpreh Ndoka.
(M.Q/Faxweb)