06:10 | 01/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Bojkotohet mësimi edhe në Universitetin e Elbasanit. Ja kur u kthen përgjigje Nikolla studentëve

11:28 | 05/12/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Bojkotohet mësimi edhe në Universitetin e Elbasanit. Ja kur u kthen përgjigje Nikolla studentëve

Është bojkotuar mësimi edhe në universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, nën shembullin e studentëve të Universitetit të Tiranës, ata kanë braktisuar auditorët dhe kanë paralajmëruar se nuk do të tërhiqen nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre.

“Janë të tjerë që e kanë nisur nismën dhe ka disa ditë që jemi në protestë, dhe kjo është një gjë e drejtë sepse jemi në universitet shtetëror studentët nuk kanë pse paguajnë për cdo provim, sepse prindërit tanë nuk janë të gjithë politikanë në pushtet që të kenë mjaftueshëm para që të sponsorizojnë studimet tona ndërkohë që jemi 2 fëmijë në shkollë. Sikur vetëm tarifat të paguajmë, sërish shpenzimet janë të papërballueshme. Universiteti jonë e ka 250 mijë lekë. Fakultete të tjerë e kanë rreth 300 logarit shpenzimet e tjera që ju duhen”, tha njëra nga studentet e universitetit të Elbasanit.
Ndërkohë studentët janë shprehur se qeveria po e kthen arsimin e lartë publik në biznes, ndaj bëjnë thirrje që ajo të tërhiqet sa më parë pasi protestat e tyre nuk do të ndalen.

Ndërkohë në Tiranë studentët i kanë drejtuar 3 kërkesa Ministrisë së Arsimit, dhe kanë kërkuar përgjgije brenda ditës.

Nga ana tjetër Ministria e Arsimit në një njoftim të shpërndarë për mediat ka bërë të ditur se ministrja Nikolla do të dalë në një konferencë në orën 12:30.

Studentët e Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës janë sot në ditën e dytë të protestës. Ato kanë bojkotuar sërish mësimin pasi janë kundër tarifës për provimet që jepen me kredite.

Nëse nuk merren parasysh kërkesat e tyre ata kanë bërë thirrje për revulucion studentor “Revolucion studentor. Revolucion studentor, revolucion studentor, ne nuk jemi bankomat, nuk tërhiqemi’. ” Jo negociata me ministren arrogante dhe injorante”,  janë dëgjuar të thërrasin studentët.

“Dilni jashtë” “Duam ministren”, ”Anulo vendimin”, “Mbani përgjegjësi”,  janë disa nga thirrjet e studentëve drejtuar Ministrisë së Arsimit.

Ata kërkojne gjithashtu që pagesa e tarifës së shkollës të kryet në muajin janar, ashtu si për çdo vit tjetër dhe jo në muajin dhjetor.

Studentët të cilët janë vetëorganizuar, kanë bojkotuar mësimin pasi kërkojnë plotësimin e tre pikave:
1. Heqjen e pagesës për kredite të provimeve të mbartura
2.Shtyrjen e afatit të pagesës vjetore
3.Bërjen e pagesës me këste

“Lëvizja Për Universitetin dhe aktivistë të saj i janë bashkuar dhe solidarizohen me kërkesat e tyre, pasi universiteti duhet të jetë në bazë të meritës dhe jo parave. Universiteti banohet nga studentët, prandaj studentët duhet të vendosin!“- shkruhet në njoftimin e Lëvizjes për Universitetin.


(B.H/Faxweb)

Etiketa: dalin dhe studentet ne Protesteelbasan
Pas

“Lahuta nuk është shqiptare, por serbe”, reagon për herë të parë ministria e Kulturës: Kemi prioritete të tjera

Para

(VIDEO) Qëllohet me libra e lapsa ministria e Arsimit, studentët thirrje: Duam bursa, duam dije, jo pallavra qeverie

Para
(VIDEO) Qëllohet me libra e lapsa ministria e Arsimit, studentët thirrje: Duam bursa, duam dije, jo pallavra qeverie

(VIDEO) Qëllohet me libra e lapsa ministria e Arsimit, studentët thirrje: Duam bursa, duam dije, jo pallavra qeverie

Discussion about this post

 



Të Fundit

FOTO/ U plagos në Malin e Zi, ndërron jetë i riu nga Mitrovica

Tiranë/ Punëtori i ndërtimit humb jetën pasi bie nga lartësia në një pallat në ndërtim

Avokatja e El Chapos garon në zgjedhje pas reformës historike në drejtësi

Tërbohen anglezët, emigrantët vërshojnë në La Mansh, policët francezë “bëjnë sehir”

PSG, Presidenti Al-Khelaifi ul presionin: Finalja e Champions League nuk ishte objektivi ynë

Stuhi të forta dhe përmbytje në Gjermani! Rrugë mbulohen nga uji, ndërpriten linjat e trenave

Skafi pëson defekt në mes të detit, shpëtohet personi që ndodhej në bord

Gjykata e Apelit vë me shpatulla pas murit Trump-in: Shkarkimet masive të punonjësve federalë do të mbeten të pezulluara

Lëvizje e papritur nga Hamas, jep dritën jeshile për negociata armëpushimi: Gati të lirojmë 10 pengje dhe 18 trupa në këmbim të…

‘Çohu, Serbi’, studentët paralajmërojnë protestë masive në 32 qytete: Sa jetë duhet të humbasin për t’i dhënë fund korrupsionit?

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.